У нас вы можете посмотреть бесплатно Zemra qe jeton me driten e Allahut 07.02.2026 Abdurahman Asllani или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Si pastrohet zemra dhe si reflekton nuri i Allahut në jetën tonë? Në këtë ligjëratë prekëse flitet për rëndësinë e pastrimit të zemrës përmes dhikrit, përkushtimit dhe nënshtrimit ndaj Allahut xheleshanuhu. Duke marrë shembullin e pasqyrës që reflekton rrezet e diellit, hoxha shpjegon se edhe zemra e njeriut, kur pastrohet dhe drejtohet kah Allahu, mbushet me nur dhe reflekton dritë tek të tjerët. Një zemër e lidhur me Allahun ndikon me fjalë, me sjellje dhe madje vetëm me shikim. Në ligjëratë përmenden: Hadithi për evlijatë: ata që kur i shikon, ta kujtojnë Allahun. Një përjetim personal me një njeri të devotshëm në Sham, i cili jetonte vazhdimisht me dhikër. Rasti i sahabiut që nuk arriti ta udhëzojë nënën e tij, derisa ajo dëgjoi Pejgamberin ﷺ dhe e pranoi Islamin. Ngjarja e të riut që kërkoi leje për amoralitet dhe si Pejgamberi ﷺ, me urtësi dhe lutje, ia pastroi zemrën. Hadithi se kur Allahu e do një rob, e shpall dashurinë e Tij në qiell dhe pastaj e bën të dashur edhe tek njerëzit. Ligjërata është një thirrje për vetë-reflektim: A e kemi lidhur zemrën tonë me Allahun, apo jemi si një aparat i shkëputur nga rryma? Një mesazh i fuqishëm për sinqeritet, pastrim të brendshëm, frikë ndaj Allahut dhe ndërtim të një zemre që ndikon pozitivisht tek të tjerët. www.mexhlisi-asr.com