У нас вы можете посмотреть бесплатно Sulm i Iranit në Shqipëri?! Analisti: S'ka rrezik nga raketat por KUJDES nga grupet... - Quo Vadis или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Analisti Endri Tafani ka deklaruar në studion e “Quo Vadis” këtë të martë se Shqipëria nuk rrezikohet nga raketat iraniane, pasi jemi nën mbrojtjen ajrore të NATO-s. Por për Tafanin ekziston një rrezik tjetër, që mund të jenë aktet terroriste. Pjesë nga biseda: Tafani: Ne jemi pozicionuar tashmë. E kemi marrë MEK-un sepse kemi detyrimet tona. Na pëlqente dikur që Perëndimi të rrezikonte jetën për t’i dhënë lirinë Kosovës, tani duhet të rrezikojmë pak edhe ne. Borakaj: A rrezikojmë ne? Tafani: Probabiliteti është i vogël. Sistemet ajrore që janë vendosur në Turqi dhe në vendet e tjera e bëjnë thuajse të pamundur që të ndodhë një gjë e tillë. Por ekziston gjithmonë mundësia e akteve terroriste. Në vitin 2019 këtu janë larguar persona që kishin planifikuar vendosjen e bombave. Akte të brendshme mund të ketë, por një goditje në kuptimin e raketave është e vështirë. Borakaj: Hapësira jonë mbrohet nga Greqia dhe Italia? Tafani: Në krahun e Iranit, mbrojtjen e parë e kemi nga Turqia. Do të ishte ndryshe situata, siç ishte në rastin e Arabisë Saudite. Por për distanca kaq të largëta është shumë e vështirë që të ndodhë. Pra, është praktikisht e pamundur të ndodhë një gjë e tillë. Por nëse kapacitetet rriten, mund të ndodhë në të ardhmen. Për interesin tonë është mirë që Irani të mos ketë as armë bërthamore e as raketa. Tjetra, koncepti teologjik i shiitëve është Imami Mehdi; sipas doktrinës shiite ai jeton i fshehur dhe do të dalë kur të ndodhë një katrahurë e madhe. Mos harroni që brenda Iranit ka njerëz që kërkojnë një përfshirje globale. Një “talk show” i vendosur në një orar “prime time”, çdo të martë dhe të enjte ora 21:00 që në thelb nuk synon ti shtohet numrit të madh të emisoneve të aktualitetit politik, më tepër sesa ka si objektiv të sjell një trend të ri të komunikimit publik në studiot televizive. Formati “face to face” synon të përcjell mesazhe të drejtëpërdrejta dhe lehtësisht të perceptueshme nga publiku. #quovadis #vizionplustv #pranveraborakaj