У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Alarmi i grabitjeve/ Në Fier, 20 raste në dy muaj. 6 prej tyre janë vjedhje me mashtrim или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Rritet ndjeshëm numri i vjedhjeve në qytetin e Fierit. Mbi 20 raste janë regjistruar gjatë dy muajve të fundit, 6 prej të cilave vjedhje me mashtrim. Një shifër e konsiderueshme kjo, në raport me popullsinë e qarkut. Të gjitha rastet janë dokumentuar nga Policia e Fierit dhe përfshijnë autorë të grupmoshave të ndryshme. Objekt i këtyre vjedhjeve kanë qenë farmaci dhe biznese të ndryshme në qytet. Sipas avokatit Ervis Goxhaj, faktorët kryesorë që i shtyjnë personat drejt kryerjes së këtyre veprave penale lidhen me kushtet e vështira ekonomike dhe papunësinë. Një pjesë e autorëve rezultojnë gjithashtu përdorues të lëndëve narkotike. “Shumica e personave që kryejnë veprën penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, kanë probleme ekonomike dhe janë të papunë. Një pjesë e tyre janë përdorues të lëndëve narkotike dhe për shkak të varësisë shtyhen të kryejnë këto vepra për të siguruar të ardhura. Në rastet kur përdoret dhunë apo sende të forta, ligji parashikon dënime më të rënda.” Përveç vjedhjeve të zakonshme, janë evidentuar edhe 6 raste të vjedhjes me mashtrim, forma më të sofistikuara të veprës penale, ku autorët përfitojnë shuma të konsiderueshme parash duke premtuar kryerjen e veprimeve juridike që në realitet nuk realizohen. Shqetësues mbetet fakti se në disa raste autorët dyshohet të kenë qenë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin e kryerjes së vjedhjes, çka rrit rrezikun për përdorim dhune dhe përbën kërcënim serioz për jetën dhe sigurinë e qytetarëve që bien pre e grabitjeve. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopChannelNews