У нас вы можете посмотреть бесплатно Edicioni i Lajmeve Tv Klan 25 Tetor 2025, ora или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 25 tetor 2025 #TvKlan #klanlajme Spiker: Reis Çiço Headlines Rama: Anëtarësimi në BE në 2030, objektiv i mundshëm. Diella do të ketë 83 “fëmijë” Kryeministri Rama deklaroi në Berlin se objektivi për anëtarësim në BE në 2030-ën nuk bazohet në dëshirë, por në fakte. Rama u shpreh se inteligjenca artificiale do të përdoret në ndihmë të reformave dhe se Diella do të ketë së shpejti fëmijët e saj. Hetimet e SPAK për Ballukun? Rama: S’komentoj rastin. Drejtësia bën punën e saj Gjatë qëndrimit në Berlin, kryeministri Edi Rama është pyetur nga “Dojçe Vele” për hetimet e SPAK ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Kreu i qeverisë thotë se nuk komenton raste konkrete dhe se drejtësia bën punën e saj. Shqipëria, me ligj për lobimin. Duhet të deklarohet çdo kontratë e shpenzim Edhe Shqipëria do të ketë një ligj për lobimin. Drafti i hedhur për konsultim publik nga qeveria parashikon që të deklarohet çdo kontratë dhe shpenzim i bërë për këtë qëllim, me synimin për të rritur transparencën dhe llogaridhënien. Gjykatat, mes mungesës së sallave e mbingarkesës. Palët në të njëjtat ambiente, mungojnë forcat e sigurisë Gjykatat shqiptare po punojnë në kushtet e mungesës së sallave dhe mbingarkesës së çështjeve. Nga një vëzhgim i bërë në disa gjykata shihet se palët në konflikt qëndrojnë në të njëjtat ambiente dhe në mungesë të punonjësve të sigurisë. Nesër seanca për qeverinë e re të Kosovës. Kurti hesht për numrat Është parashikuar të mbahet nesër seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re. Por Albin Kurti, i mandatuar për postin e kryeministrit, ka shmangur sot komentet për mediat nëse i ka siguruar 61 votat e nevojshme. Dyshime mbi gjininë, Federata pezullon volejbollisten e Dinamos. Priten testet Një rast i pazakontë në volejbollin shqiptar. Federata ka pezulluar një volejbolliste braziliane të Dinamos pas kërkesave të disa klubeve për të qartësuar gjininë e saj. Klubi e ka quajtur diskriminim, por ajo ka pranuar t’u nënshtrohet testeve Të dielën ndryshon ora. Akrepat kthehen 60 minuta mbrapa Ditën e nesërme ndryshon ora, me akrepat që do të kthehen 60 minuta pas. Në mëngjes do të flemë një orë më shumë, por mbrëmjet do të vijnë më herët pasi do të errësohet më shpejt. Ndryshimi bëhet me qëllim kursimin e energjisë në dimër SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: [email protected] Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/