У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni… A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit? или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një skandal korrupsioni i përqendruar në akuzat kundër zëvendësministrit rus të Mbrojtjes ka shkaktuar habi dhe spekulime nga vëzhgues të afërt të elitës së Rusisë. Komiteti Hetues i Rusisë së fundmi ka njoftuar për arrestimin e Timur Ivanov, aleatit të ngushtë të Ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, nën dyshime për marrje ryshfeti. Bëhet e ditur se ai do të qëndrojë në paraburgim të paktën deri në qershor dhe nën akuzat “për marrje ryshfeti në shkallë të madhe” mund të përballet me 15 vjet burg, shkruan yahoonews. Në lidhje me rastin janë arrestuar edhe disa persona të tjerë, duke përfshirë biznesmenin Alexander Fomin. Ky rast vjen pas viteve punë nga Fondacioni Kundër Korrupsionit i liderit të ndjerë opozitar, Alexei Navalny. Hetimi ka bërë që të ngriten spekulime të ndryshme pasi Ivanov mund të përballet me akuza për tradhti shtetërore. Shumë vëzhgues pajtohen se problemet ligjore të zëvendësministrit mund të lënë të nënkuptohet për një të ardhme të pasigurt të shefit të tij, Shoigu. E dënimi i tij mund të tregojë përçarje midis “klaneve” të elitës ruse. Pozicioni i Shoigu si Ministër i Mbrojtjes ishte në rrezik edhe në fund të vitit 2022, pas disa kundërofensivave të suksesshme ukrainase. Dështimet gjatë asaj kohe shkaktuan kritika edhe nga kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin. Por, pas vdekjes së tij, revolta ishte jetëshkurtër dhe Shoigu vazhdoi të jetë pjesë e ushtrisë ruse. Deri më tani, ministri ka heshtur për skandalin, por ai zyrtarisht e shkarkoi Ivanovin një ditë pasi arrestimit të tij. Putin së shpejti do të pranojë mandatin e pestë presidencial kur edhe do të riorganizojë qeverinë, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon. Por, skandalet ruse thuhet të jenë shenjë se edhe lufta në Ukrainë nuk po shkon sipas planit. Pamjet: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Rusia#Putin#TopChannelNews