У нас вы можете посмотреть бесплатно SHIROKE, SHKODER 2021 | 4K DRONE VIDEO или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Vetëm 6 km nga Shkodra ndodhet fshati Shirokë. Nën hijen e malit të Taraboshit dhe buzë liqenit, fshati i hershëm i peshkatarëve mahnit me pamjen e tij. Gojëdhënat rrëfejnë se në Shkodër “ka rënë shprehja, fryn n’Shirokë”. Çka do të thotë se fryn një erë e lehtë nga jugu, prej nga mendohet se ka marrë dhe emrin fshati. Teksa mbërrin pranë pedonales së rikonstruktuar do të marrë vëmendjen mozaiku i shtruar me motive të qilimit, një ftesë për të hyrë në traditën e zonës. Në fakt për banorët dhe vizitorët pedonalja është qendra, sepse të gjitha rrugicat e shtëpive të nxjerrin aty. E shtëpitë janë të vendosura lart, një kurorë shkodrane e banorëve besnikë. Hapësira e paqtë e krijuar buzë liqenit të Shkodrës, garant për një fundjavë të bukur ka bërë që biznese nga më të ndryshme të mblidhen pranë. Mjeshtrat e kalldrëmeve kanë shtruar 20.000 m2 hapësirë, ku janë përshtatur elemente si: dekorim me gurë e dru, sistem ndriçimi dhe mobilim urban, si dhe gjelbërim e sinjalistikë. Gjithashtu në mbrojtje të identitetit të zonës janë restauruar 2,000 m2 fasada të godinave pranë sheshit. Duke plotësuar kështu tablonë e plotë të një qyteze, shumë mirë të krahasueshme me simotrat e saj evropiane. Rikonstruksioni i sheshit të Shirokës është një investim që në të ardhmen pritet të integrohet dhe me projektin “Për Rikualifikimin e Bregut Perëndimor të liqenit të Shkodrës”. Tashmë qyteza e vogël, rikonstruktuar për të rezistuar gjatë është kthyer në një pikë turistike nga më të pëlqyerat. Për të rinjtë 6 km me biçikletë është distancë e afërt për tu shkëputur pak nga qyteti. _________________________________________ Subscribe @GOGLA për më shumë video. _________________________________________ Follow GOGLA në Instagram: / gogla_al Follow GOGLA në Facebook: / gogla.al Website: http://gogla.al/ _________________________________________ #gogla.al #gogla #shqiperia #dji #mavicpro2 #albania2021 #dronevideo #shiroke #shiroka #shkoder #shkodra #shkodradrone #shkoder2021 #infrastrukture #shkodra2021 #shiroka2021