У нас вы можете посмотреть бесплатно Rama promovon librin “Në sofrën e hënës”, kryeministri: Mora shtysë nga disa miq myslimanë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kryeministri Edi Rama ka promovuar sot në 5 mars librin e tij më të ri “Në sofrën e hënës”. Rama u shpreh se për të shkruar këtë libër, ka marrë shtysë nga disa miq myslimanë. Kreu i qeverisë nënvizoi se sofra e iftarit është një vend, që shkon përtej atyre që agjërojnë. Ai tha se bisedat që ka kryer në sofrat e iftarit, në cilësinë e kryeministrit, i ka përmbledhur në këtë libër. Rama vuri në dukje se fetë shërbejnë për të lidhur njerëzit dhe kulturat, duke shtuar se besimi islam ka luajtur rol të rëndësishëm në promovimin e paqes në shoqërinë tonë. “Libri është një përmbledhje e mbrëmjeve të iftarit, që kam pasur kënaqësinë dhe privilegjin t’i organizoj, në funksionin që kam, duke çelur një traditë, sa i përket funksionit tim, që shkon përtej atyre që agjërojnë. Sofra e Iftarit është përtej agjëruesve. Ka qenë shtysa e disa miqve myslimanë që asgjërojnë, që të përmblidhja këto fjalë në këtë libër. Unë doja që prezantimin ta bënim në mënyrë modeste. Sofra e Iftarit na bën bashkë përtej vijave që na ndajnë në bulevard. Ka qenë shtysa e miqve myslimanë, që më ka nxitur që të hyj më thellë në kulturën e islamit. Ka një thesar kulturash që vijnë tek ne nga feja, që duhet të kenë adhurimin tonë. Nga detyra kam njohur profesorë të nderuar të fesë islame. Parathënien e ka shkruar ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe”, tha Rama. Në promovimin e librit të kreut të qeverisë ishin të pranishëm figura të rëndësishme nga feja islame, autorë dhe pedagogë të njohur. Kjo nuk është hera e parë që kreu i ekzekutivit shkruan një libër, por me ndryshimin se në atë kohë, nuk ishte kryeministër. Rama shkroi librin “Kurban” në vitin 2011, kur humbi zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, me një diferencë tepër të ngushtë votash me Lulzim Bashën. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan