У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Zbulime të reja në Durrës/ Ekspedita shqiptaro-franceze zbulon dëshmi të antikitetit или скачать в максимальном доступном качестве, которое было загружено на ютуб. Для скачивания выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Durrësi është një qytet që është ndërtuar dhe rindërtuar gjithnjë mbi veten. Një qytet ekzistencën e të cilit e kanë sfiduar vazhdimisht tërmetet dhe zjarret masive. Për të njohur evolucionin urban të qytetit që nga fazat më të hershme të tij dhe në vazhdim, gërmimet më të fundit arkeologjike nga ekspedita shqiptaro-franceze sjellin të tjera dëshmi të së shkuarës së Durrësit antik dhe fatkeqësive të pësuara Catherine Abadie Reynal, arkeologe franceze: Kemi arritur të kapim nivelet romake, dy banesa, njëra e shek. II dhe tjetra e shek. III pas Krishtit, të dyja të shkatërruara si pasojë e zjarreve masive, siç mund të shihet. Duhet thënë se veçanërisht banesa e shek. II është shumë e pasur pasi zjarri ka shkatërruar gjithçka pa i lënë mundësi banorëve të hershëm të marrin sendet e tyre, ndaj ka shumë gjetje. Mes tyre dhe një statujë e vogël bronxi që u gjet sot dhe për nga tiparet e veshjes dhe lëvizjes mund t’i përkasë perëndeshës Artemisë, që ka qenë një perëndeshë e rëndësishme për qytetin, kujtojmë sanktuarin e saj në Durrës. I pozicionuar në zonën arkeologjike A të Durrësit, në qendrën e gjithë hershme të qytetit bregdetar, Forumi Bizantin i qytetit dëshmon faza të ndryshme të zhvillimit të qytetit, ndërsa gërmimet kanë depërtuar në shtresat më të hershme të këtij monumenti të rëndësishëm. Brikena Shkodra, arkeologe: Ky gërmim na dha mundësinë të dokumentojmë një pas një të gjitha gjurmët e transformimit që ka pësuar monumenti që prej fazës së ndërtimit të tij në fillim të shek. VI dhe transformimet brenda vetë monumentit përgjatë shek. VII kur funksiononte si qendër publike dhe braktisjes së tij nga nga fundi i shek. VII dhe nga kjo periudhë deri në shek. XIV kemi gjetur të gjitha gjurmët e ripërdorimit të strukturave të këtij monumenti në funksione të ndryshme në mesjetë. Muret ekzistuese të Forumit Bizantin janë ripërdorur në forma të ndryshme banimi.” Pas gërmimeve, gjetjet do t’i nënshtrohen fazës studimore për të hedhur dritë mbi topografinë e Dyrrah-Epidamnit të lashtë, përfshirë dhe vendndodhjen e portit antik si një pikë e rëndësishme orientuese për qytetin. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Durrës#Arkeologet#TopChannelNews