У нас вы можете посмотреть бесплатно "Kemi frikë se mos fëmijët na bien në lumë", banorët e Baldushkut në protestë për rrugën или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#oranews #baldushk #banoret #rrugabaldushkut #bashkiatirane Viti shkollor po afron, banorët në fshatrat e Baldushkut, Tiranë ngrenë zërin pasi nuk kanë rrugë për të çuar fëmijët në shkollë. Banorët e fshatit së bashku me fëmijët e tyre kanë ngritur zërin për këtë problem pasi thonë se ka mbi 8 vjet që nuk është bërë asnjë investim dhe ata sot janë ngritur në protestë. “Kryebashkiaku i Tiranës është përqendruar vetëm në qendër dhe ka lënë pas 3 fshatra. Problemi i rrugës është më tepër shqetësues për fëmijët, të cilët do ju duhet të kalojnë për të shkuar në shkollë. Rruga është tejet e rrezikshme sidomos kur bien shirat dhe frymet lumi, vëren gazetarja e Ora News, Sonila Musai. Po ashtu banorët kanë theksuar se prej vitesh kanë bërë kërkesa për rregullimin e saj dhe ata nuk kërkojnë asgjë më tepër sesa të kenë mundësi të dërgojnë fëmijët në shkollë. “Na thonë së shpejti e së shpejti, do vijmë sot e nesër. Vetëm rrena. Sot e 30 vite. Duhen 45 minuta kalamajt me makinë që t'i çosh në shkollë. Të bëhet rehabilitimi i rrugës. Kemi frikë se mos bien në lumë fëmijët. Rruga të paktën të jetë e kalueshme për makinat. Në momentin që nisin shirat rruga bëhet e pakalueshme dhe shumë familje nuk i çojnë. Çdo vit e njëjta gjë, vijnë e mbushin me zhavorr, por këtu kalon lumi dhe ajo gërryhet. Kemi bërë kërkesë në komunë. Na premtuan në fillim të shtatorit por ende asgjë ” është shprehur njëri nga banorët. Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vendi/kemi-fri... Follow Televizionin Ora News Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2DDddtL Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s Instagram / oranewstv Twitter / oranewsrtv