У нас вы можете посмотреть бесплатно Terror në autobus, 32-vjeçari nga Patosi merr peng autobusin dhe shkakton zjarr-(20 Prill 2010) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2010 Një autobus që udhëtonte nga Tirana drejt Sarandës është marrë peng gjatë ditës së sotme nga një 32-vjeçar nga Patosi. Rreth orës 12:30 minuta, Eduart Rexhepi është ngjitur në autobusin e linjës në fshatin Fratar dhe ka marrë drejtimin e tij. Për 20 minuta, ai ka mbajtur nën terror 6 pasagjerë të mbetur në autobusin që ishte ndaluar për një pushim të shkurtër në fshatin Fratar. Pasi ka ecur për dhjetëra kilometra, në fshatin Kras të Tepelenës, 32-vjeçari e ka braktisur autobusin, i cili ka marrë flakë për shkaqe ende të paqarta. Pasagjerët kanë shpëtuar të pa lënduar, ndërsa Rexhepi është arrestuar nga policia pak minuta më pas. Ndalimi i Eduart Rexhepit është bërë në fshatin Kras të Tepelenës nga forcat e policisë së Fierit dhe të Gjirokastrës. Policia është duke hetuar ende shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshohet se ai mund të ketë marrë zjarr pasi ka qenë duke luajtur me frena dore, por nuk përjashtohet mundësia që autori të ketë hedhur ndonjë lëndë shpërthyese në bord. Pamjet që jeni duke parë janë xhiruar nga gazetari i televizionit Klan, Erion Todhe, që ndodhej rastësisht në vendngjarje. Por sipas familjarëve, Eduart Rexhepi vuante nga probleme mendore, madje disa kohë më parë ai ka qenë i shtruar edhe në spitalin psikiatrik të Vlorës. Spartak Rexhepi: “E kemi çuar për t’i bërë kurën me këtë jam marrë unë personalisht. Ky është raporti mjekësor i shtrimit në spitalin e tij, në spitalin në Vlorë, të Neuropsikiatrisë.” Pas ndalimit, policia ka marrë në pyetje Rexhepin për të sqaruar shkaqet që e shtynë për të marrë autobusin peng./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/