У нас вы можете посмотреть бесплатно Çerrava e Pogradecit, historik dhe banorët e zonës- Story nga Artin Halili или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Çerrava – Fshati mes Historisë dhe Natyrës Historiku dhe Origjina e Emrit Fshati Çerravë është një nga vendbanimet e hershme të zonës së Pogradecit, me rrënjë historike që datojnë shekuj më parë. Banimi i saj i hershëm faktohet edhe nga prania e dy kishave vite më parë, të cilat u shkatërruan nga mungesa e mirëmbajtes por që zonat ku ishin të vendosura njihen me emrat e Kishave. Emri i Çerravës ka origjinë sllave, i emërtuar gjatë pushtimit bullgar, sot për sot asnjë studiues nga zona nuk i është futur shpjegimit të emrit, por me pak kërkime mendohet se emri Çerravë vjen nga fjala "črŭnŭ" në sllavisht, që do të thotë "i zi", ndoshta duke iu referuar tokës pjellore ose pyjeve të dendura që dikur mbulonin këtë zonë. Çerrava gjatë Luftës së Parë Botërore Gjatë Luftës së Parë Botërore, Çerrava luajti një rol strategjik në zonën e Pogradecit. Për shkak të pozicionit gjeografik, fshati u përdor nga trupat franceze si një pikë e rëndësishme mbështetëse. Një garnizon francez u vendos aty, duke ndërtuar struktura të përkohshme për strehimin dhe organizimin ushtarak. Banorët e fshatit përjetuan sfida të shumta gjatë kësaj periudhe, ndërsa zona u bë dëshmitare e lëvizjeve ushtarake dhe përplasjeve që ndodhën në rajon. Në librin "Revue de géographie" të gjeografëve francezë Charles Velain, Louis Gentil dhe Paul Girardin, libër i publikuar në Paris në vitin 1922 dhe që përbën një studim të veçorive fiziko-gjeografike të zonave të administruara nga francezët në vitet 1916-1920, në faqen 196 të tij shkruhet: "Dy fshatrat Çerravë dhe Leshnicë janë të vetmit të krijuar në luginën e madhe dhe të gjerë të Çerravës. Kjo luginë është ende pak e kultivuar; por gjatë luftës, e mbjellë në parcela toke dhe në kopshte perimesh, ajo mjafton për të ushqyer një divizion të tërë francez." Arkivi i Bibliotekës Kombëtare të Francës. -Popullsia dhe Emigracioni Numri i banorëve të Çerravës ka ndryshuar me kalimin e viteve. Edhe pse ka pësuar një tkurrje për shkak të emigracionit ende në Çerravë numërohen mbi 2 mijë banorë, Shumë të rinj janë larguar drejt qyteteve më të mëdha brenda dhe jashtë vendit, duke kërkuar mundësi më të mira pune dhe jetese. Megjithatë, ende ka qindra familje që vijojnë të jetojnë në fshat që janë të lidhura ngushtë me tokën dhe traditat e tyre. Arsimi dhe Shkolla Profesionale Arsimi në Çerravë ka filluar të zhvillohet prej dekadash, duke i dhënë fëmijëve mundësinë për të marrë një edukim të mirëfilltë. Mësohet se karrierën e tij si mësues patrioti Kol Koci e ka nisur pikërisht në Çerravë ku jepte mësim për nxënësit, në një godinë të vogël e cila ishte vënë në dispozicion nga patriotë të fshatit të cilët donin arsimimin e fëmijëve. Një prej aspekteve më interesante është prania e një shkolle profesionale me karakter bujqësor, e cila ka përgatitur breza të tërë të rinjsh për fushën e bujqësisë, duke ndihmuar zhvillimin ekonomik të zonës dhe aftësimin e popullsisë për jetën e përditshme. -Ekonomia dhe Jeta e Banorëve Banorët e Çerravës kryesisht jetojnë nga bujqësia dhe blegtoria. Zona është e njohur për prodhimin e drithërave, frutave dhe bulmetit. Gjatë periudhës së komunizmit, fshati kishte një organizim të fortë bujqësor, ku prodhimi ishte i centralizuar dhe menaxhohej nga kooperativat bujqësore. Kjo periudhë solli disa zhvillime në bujqësi, por gjithashtu kufizoi iniciativën e lirë të banorëve. Sot Çerrava jeton kryesisht me bujqësi dhe fruti kulturë, ndërsa është e njohur edhe për tregun e gjësë së gjallë një nga më të mëdhenjtë në juglindje të venditz ku bëhet shitblerje e bagëtive të imta e të trasha. -Kultura dhe Jeta Artistike Gjatë komunizmit, Çerrava kishte një vatër kulturore aktive, ku organizoheshin shfaqje teatrale dhe mbrëmje vallëzimi. Ky institucion ishte një nga pikat kryesore ku të rinjtë dhe familjet mblidheshin për të kaluar kohën e lirë dhe për të mbajtur gjallë traditat artistike të zonës. Edhe pse sot kjo traditë është zbehur, kujtimet për një jetë kulturore të pasur ende mbeten tek brezat e vjetër. Fakti që kishte trupë të sajën, shfaqjet ishin periodike aq sa trupa dilte edhe në fshatra të tjerë për të argëtuar popullsinë. Me ardhjen e demokracisë vatra u shkatërrua, dhe gjithçka brenda saj u vodh ashtu si u shkatërrua edhe muzeu dokumentar i fshatit gjatë trazirave të 97'ës.