У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - 3 orë protesta e opozitës, hidhen molotovë e gaz lotsjellës или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Tensione, përplasje dhe molotovë ishin kryefjala e protestës së opozitës përpara Kryeministrisë dhe selisë së Parlamentit. Gjithçka nisi pas fjalës së Sali Berishës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili ftoi shqiptarët që, ashtu si 35 vite më parë larguan diktatorin Hoxha, t’i rezervojnë të njëjtin fund edhe Kryeministrit Edi Rama. “Njëlloj si shtatorja e Enver Hoxhës, do mbetet në atë zyrë për sa kohë ne nuk do ta tërheqim prej saj, siç tërhoqëm atin e tij shpirtëror 35 vite më parë.” “Jemi uragani, jemi forca, jemi opozita e vërtetë. Do shpëtojmë Shqipërinë.” Hedhja e molotovëve në drejtim të Kryeministrisë solli edhe kundërpërgjigjen e policisë, e cila fillimisht e shpërndau turmën me ujë. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të policisë, protestuesit vijuan për disa minuta hedhjen e lëndëve piroteknike drejt godinës së Kryeministrisë. Kaq mjaftoi që policia të hedhë gaz lotsjellës. Në pamundësi për të vijuar protestën përpara selisë së qeverisë, mbështetësit e opozitës marshuan drejt godinës së Parlamentit, aty ku Berisha akuzoi drejtuesit e Policisë së Shtetit se po përdorin mjete të ndaluara me ligj. “Po përdorin mjete të ndaluara me ligj kundër protestave paqësore…” Edhe jashtë godinës së Kuvendit mbështetësit e opozitës hodhën në mënyrë të vazhdueshme molotovë. Në kundërpërgjigje, policia hodhi ujë e gaz lotsjellës, që përfundoi edhe në hyrje të Xhamisë së Namazgjasë, ku qindra besimtarë kryenin ritualet e faljes gjatë muajit të Ramazanit. Për shkak të sasisë së lartë të gazit, Sali Berisha u zhvendos në selinë blu, duke paralajmëruar se protesta do të vijonte. Ndonëse kryedemokrati u ngjit në zyrën e tij, protestuesit vijuan tubimin përpara Parlamentit, ku u shpërndanë sërish me ujë e gaz lotsjellës. Kur u duk se gjithçka mbaroi, tensionet vijuan në Rrugën e Elbasanit, ku pas hedhjes së fishekzjarreve nga mbështetësit e opozitës, policia kundërveproi me armë për hedhjen e gazit lotsjellës. Pas 3 orësh protestë, Sali Berisha doli nga selia blu për të paralajmëruar kryeministrin Rama pas hedhjes së gazit jo vetëm ndaj protestuesve, por edhe brenda në oborrin e Partisë Demokratike. “Jap fjalën e nderit se nëse guxon të sulmojë këtë seli, selia e tij gjurmë nuk do të gjejë. I them Edi Ramës, është mundim i madh për ne të përmbajmë qytetarët, janë të gatshëm në çdo moment për t’i bërë të paqenë.” Policinë e Shtetit kryedemokrati e akuzoi jo vetëm për përdorimin e sasisë së madhe të gazit në drejtim të protestuesve, por edhe në drejtim të Xhamisë së Namazgjasë. “Banditë me uniformë kanë hedhur bombola gazi e tymuese në kate të ndryshme të xhamisë kur besimtarët po faleshin. E mbushën xhaminë me gaz lotsjellës, Zoti i vraftë për këtë krim të shëmtuar. Paralajmëroj Edi Ramën se do marrë ndëshkimin e merituar bashkë me të tjerët.” Ndonëse nuk dha një datë për protestën e radhës, Berisha paralajmëroi se ajo do të jetë më e madhja e zhvilluar ndonjëherë. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/