У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Të paktën nëntë protestues janë vrarë pasi turma çau murin e jashtëm të konsullatës amerikane në qytetin pakistanez të Karaçit pas lajmit për sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit që vranë Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei. "Vdekje Izraelit, vdekje Amerikës", bërtitën protestuesit. Ndërkohë në Irak, policia lëshoi gaz lotsjellës dhe granata tymuese për të shpërndarë qindra protestues pro-iranianë që ishin mbledhur jashtë Zonës së Gjelbër në kryeqytetin Bagdad, ku ndodhet edhe ambasada amerikane. Pakistani dhe Iraku kanë popullsinë më të madhe myslimane shiite pas Iranit. Në Karaçi, protestuesit u shtynë pas, nga konsullata pasi shkelën rrethimin e jashtëm të sigurisë, tha një zëdhënës i qeverisë lokale. Ata gjithashtu i vunë flakën një automjeti jashtë portës kryesore. Zyrtarët e sigurisë së konsullatës amerikane hapën zjarr ndaj protestuesve. "Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e konsullatës. Ata janë të gjithë të sigurt", shtoi zëdhënësi. Të paktën nëntë protestues u vranë dhe 34 të tjerë pësuan lëndime, tha policia. "Ne po monitorojmë raportet e demonstratave të vazhdueshme", tha Ambasada e SHBA-së në Islamabad në një postim në X, duke i këshilluar qytetarët amerikanë në Pakistan të respektojnë praktikat e sigurisë personale. Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Mohsin Naqvi, u bëri thirrje protestuesve të qëndrojnë të qetë. "Ne jemi me ju", tha ai, duke shtuar se çdo pakistanez ishte po aq i pikëlluar sa edhe populli i Iranit. Misionet diplomatike perëndimore në Pakistan kanë rritur protokollet e sigurisë, sipas burimeve diplomatike, duke kufizuar lëvizjen e stafit në të gjithë vendin ndërsa tensionet janë në rritje. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Khamenei#Pakistan