У нас вы можете посмотреть бесплатно Pa Gjurme-‘Jam me atë që dua’/Gjendet e mitura,flet i dashuri:S’e kthej nëse nuk tërhiqet denoncimi или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Gjendet një muaj pas zhdukjes adoleshentja nga Korça, V.H. e cila u kërkua pak ditë më parë nga i vëllai në emisionin “Pa Gjurmë”. Në një video-call me moderatoren Odeta Dume, 15-vjeçarja tregoi arsyet e largimit nga shtëpia ndërsa ndodhej me të dashurin por nuk tregoi një vendndodhje të saj. Ajo u shpreh se pas vdekjes së babait, kishte patur konflikte me të vëllanë, Serxhio Hoxhën ndërsa ishte detyruar që të merrte këtë vendim për t’u larguar pa gjurmë. V.H: Përshëndetje si je ti? Odeta Dume: Po çfarëa ka ndodhur, pse ke ikur kështu nga shtëpia dhe i ke bërë merak të gjithë? V.H: Si erdhi vdekja e babait tim, unë e kisha pikë të dobët dhe vëllai më largonte. Dita-ditës më thoshte: “Ti nuk ke shtëpi këtu”. Ndaj unë e detyrova djalin që kam sot që të më merrte se nuk kisha ku të jetoja. Odeta Dume: Ju keni bërë konflikte, debate me njëri-tjetrin? V.H: Po, unë dita-ditës futesha gjithmonë në stres, e shqetësoja veten time me këto fjalë. Odeta Dume: Por ti aktualisht në çfarë vendi ndodhesh? V.H: Vendin s’mundem që ta tregoj! Odeta Dume: Nëse ti je me një person që të do, përse ke frikë të tregosh vendin ku je? V.H: Po se janë hapur probleme, janë bërë më të mëdha. I hap probleme edhe djalit që kam në krah. E dua shumë se më ka përkrahur në atë moment që s’kisha përkrahje prej asnjë njeriu. Në qoftë se shkoj në shtëpinë time dhe takoj vëllanë, a mbyllen këto muhabete? Odeta Dume: Po sigurisht V... Ma jep fjalën që do shkosh tek vellai? V.H: Ta jap fjalën si nënën time! Gjithashtu gjatë bisedës foli edhe partneri i adoleshentes, i cili kërkoi që të tërhiqej denoncimi i bërë nga i vëllai në mënyrë që ai t’i kthente të motrën në shtëpi. Odeta Dume: Përshëndetje! Partneri i 15-vjeçares: Përshëndetje! Odeta Dume: Unë nuk dua të të tremb, por thjesht fakti që kjo vajzë që ti mban në shtëpi kërkohet nga policia, edhe ti punët nuk i ke fort mirë. Partneri i 15-vjeçares: Në qoftë se unë shkoj në polici e di që do jem brenda. Edhe brenda të shkoj për këtë vajzë, unë prapë nuk e lë. Se unë përderisa e mora, nuk e kam marrë ta lë rrugëve, por e kam marrë për shtëpi. Në qoftë se vëllai e tërheq denoncimin, do ta çoj në shtëpi. Odeta Dume: Zoteri ... ke marrë një 15-vjeçare dhe dënohesh për këtë gjë. Është një vëlla që e ka motrën e humbur dhe ti e ke për detyrë të shkosh tek dera, t’i trokasësh edhe t’ja dorëzosh motrën. Dhe motra të flasë me vëllanë e më pas të vendosni se çfare do bëni. Por jo ti të vesh kusht: “Hiq denoncimin”. V.H rezultonte e zhdukur që prej datës 2 mars të këtij viti. Ajo ishte larguar nga shtëpia pas vdekjes së babait ndërsa kishte braktisur edhe bashkëshortin e saj, me të cilin ishte martuar në një moshë të vogël, 13 vjeçe. Fatmirësisht pasditen e sotme (28 mars) ajo premtoi se do të kthehej në shtëpi dhe do të ribashkohej me të vëllanë i cili prej një muaji ishte në merak për fatin e saj. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/ Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: / @reporttvalbania Follow Report Tv on Facebook: / reporttval Follow Shqiptarja.com on Facebook: / shqiptarjacom Follow Report Tv on Instagram: / reporttv.al Follow Shqiptarja.com on Instagram: / shqiptarjacom Follow Report Tv on Twitter: / shqiptarjacom Follow Shqiptarja.com on TikTok: / shqiptarjacom #ReportTv #ReportTvLajme #pagjurme #odetadume #reportTV