У нас вы можете посмотреть бесплатно Histori me Zhurmues - Viti 1972 - Sezoni 3 (13 Mars 2011) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Riza Burja është një tjetër personazh i vitit 1972. Regjimi i atyre viteve e kishte shpallur atë “Hero të punës socialiste” apo siç quhej ndryshe njeriu i rekordeve në bujqësi. I ftuar në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, Burja rrëfeu se si traktorist kishte realizuar gjithnjë punë mbi normën dhe ishte paguar shumë mirë. Por siç tregon Burja, kur u bë drejtor paga e tij u ul dhe përgjegjësitë iu shtuan, madje ai përmend edhe një shprehje të babait të tij: “Autoriteti t’u rrit, xhepi t’u shpu. Lëre atë zanat”. “Në atë kohë, puna që unë bëja ishte gjithnjë mbi normën, mund të punoja 12 apo edhe 20 orë në ditë, por kryesisht nuk punohej më shumë se 16 orë. Nuk mund të punoja më shumë, kishte raste që nga temperatura e lartë që krijonte traktori zbrisja dhe shtrihesha tek toka e sapopunuar e cila ishte e ftohtë, vetëm për t’u freskuar. Dhe kur u bëra drejtor bëra 4 operacione prej lagështirës. Paga ishte 6.500 lekë norma si traktorist dhe unë mund të realizoja në një ditë mbi tre norma. Kur jam shpallur “Hero i punës socialiste” është bërë një bilanc dhe nga viti 1970-1980 mesatarja vjetore më ka dalë 22.000 lekë në muaj. Paga më e mirë që kam marrë ka arritur 35.000 lekë, por pa ditës e punës. Kisha një pagë shumë të mirë, por në familje punoja vetëm unë. Më pas u bëra drejtor i SMT dhe nga 22.000 lekë në muaj kalova me 8.500 lekë. Kur i çova babait rrogën e parë si drejtor më tha: “Autoriteti t’u rrit, xhepi t’u shpu. Lëre atë zanat”. Jetën e kam klauar më mirë si traktorist se sa si drejtor. Si drejtor kisha shumë ngarkesë, kisha 1.500 kuadro, e kisha shumë të vishtirë sepse kisha edhe telashet e tyre. Por e mira ishte se siç mora unë titullin “Hero i punës socialiste” edhe ndërmarrja mori të njëjtin titull. Ishte e vetmja SMT në Shqipëri që mori atë titull”, tha Riza Burja. *Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në YouTube /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al