У нас вы можете посмотреть бесплатно Politikanët urojnë Komunitetin Mysliman për Ditën e Bajramit (5 Dhjetor 2002) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2002 Kryetari i Komunitetit Shqiptar Mysliman Haxhi Hafiz Sabri Koçi, ka pritur në ditën e bajramit urimet nga autoritetet më të larta të shtetit shqiptar, udhëheqës politik, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë dhe të besimeve të tjera fetare. Bashkëjetesën midis komuniteteve të ndryshme fetare në Shqipëri e ka vënë më shumë në dukje presidenti i vendit Alfred Moisiu, i cili ka apeluar për paqe dhe mirësi dhe ka mbrojtur besimtarët mysliman nga thëniet se ata janë mbështetës të terrorizmit. Alfred Moisiu: I transmetova hirësisë së tij Sabri Koçit që myslimanët shqiptarë zbatojnë dhe do të zbatojnë Kuranin. Kuranin që është shkruajtur nga pejgamberi Muhamed dhe jo ato gjëra që thuhen poshtë e përpjetë. Sepse pikërisht shqiptarët i ka dalluar toleranca fetare. Nën masa të larta sigurie ka mbërritur në Selinë e Komunitetit Mysliman edhe kryeministri Fatos Nano e bashkëshorten e tij Xhoana Nano. Në urimet për Haxhi Hafiz Sabri Koçi, kryeministri Nano është shprehur se ky komunitet është integruar mirë në procesin e rilindjes së kombit, më pas kryeministri është larguar në të njëjtat masa të larta sigurie që e kanë penguar të japë një urim publik për besimtarët mysliman. Të kundërtën ka bërë lideri i opozitës Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha. Kreu i demokratëve pasi ka kryer vizitën e urimit në Selinë e Komunitetit Mysliman është shprehur se me ndihmën e zotit shpreson ti japë zgjidhje çdo shqetësimi në jetën e tij private dhe publike pavarësisht nga mëkatet. Sali Berisha: Se çfarë kam sakrifikuar në emër të Zotit, jam përpjekur me të gjithë fuqitë e mia që ti shërbejë më mirë interesit publik. Gazetarja: Keni pasur mëkate për të larë sivjet? Sali Berisha: Askush nuk është jashtë fushës së mëkateve dhe të gabimeve, por secili lutet për veten e tij që ato të falen, sepse do të ishte absurde të mendosh se je i përjashtuar prej tyre. Njeriu që beson ka një burim të pashtershëm force. Unë besoj!/tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/