У нас вы можете посмотреть бесплатно Çfarë ndodhi mes SHBA-ve dhe Sali Berishës? Christopher Hill rrëfehet në Opinion или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Gjatë emisionit Opinion, diplomati amerikan Christopher Hill ka rrëfyer marrëdhënien e ish-kryeministrit Sali Berisha me Shtetet e Bashkuara. Ai tregoi edhe një bisedë mes ish-sekretarit amerikan të Shtetit, James Baker, gjatë vizitës së tij në Tiranë. Blendi Fevziu: Zoti Hill, çfarë ndodhi midis Shteteve të Bashkuara dhe Sali Berishës? Sali Berisha ka qenë ylli i ri i opozitës, mori mbështetje, bëri dy vizita në Zyrën Ovale, një në qershor të 1992 dhe një në shtator të 1995, nëse e mbaj mend mirë. Christopher Hill: Po. Blendi Fevziu: U takua me Presidentin Bush, babain, pati një takim me Presidentin Clinton. Më pas, më 1996, në fillim të 1997, marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë ishte shumë e keqe. Mbaj mend Timothy Wirth, i cili ishte një prej sekretarëve të Shtetit. Donte të vizitonte Shqipërinë dhe nuk u lejua të vizitonte Shqipërinë. Çfarë ndodhi? Nëse dini ndonjë gjë... Christopher Hill: Mund të flas më shumë nga pikëpamja historike sesa nga pikëpamja politike, sepse vërtet nuk dua të flas për politikë... Blendi Fevziu: Për politikën aktuale. Po. Christopher Hill: Kjo nuk është puna ime, është puna juaj. Mendoj se kishte të bënte me pritshmëri shumë të larta. Berisha kishte performuar shumë mirë përpara Baker-it. Baker-i pyeti: A ka vdekur komunizmi në Shqipëri? Bëri një pyetje të tillë. Blendi Fevziu: “Liria funksionon”. Ishte fjala magjike. Christopher Hill: Në atë takim me opozitën, ai pyeti të pranishmit: A ka vdekur komunizmi? Zoti Berisha dha atë përgjigje shumë të bukur që Baker-i nuk e harronte dot. Tha se komunizmi ka vdekur, por toksiciteti i tij, duke dhënë një metaforë mjekësore, është gjallë, duke nënkuptuar se ka ende shumë punë për të bërë. Mendoj se kur Berisha bëri një deklaratë të tillë, e bindi Baker-in se këta njerëz e dinë që kanë për të kaluar një tranzicion të vështirë. U ndje i sigurt nga ajo lloj inteligjence e shprehur në atë deklaratë. Mendoj se problemi ishte që, me kalimin e viteve, erdhi ndjesia që Berisha ishte një figurë jo shumë pozitive për sa i përket Kosovës... Blendi Fevziu: Pse në Kosovë? Christopher Hill: Ndjesia ishte që i trajtonte çështjet me një pikëpamje shumë, shumë nacionaliste. Blendi Fevziu: Këtu bëhet fjalë për 1993–1994, kur mbështeste Rugovën, apo 1996, kur nisi të mbështeste Adem Demaçin, i cili kishte një qasje shumë më dramatike për sa i përket çështjes së Kosovës? Christopher Hill: Ajo çështje e shqetësimit të Shqipërisë për Kosovën i shqetësonte njerëzit, sepse aty panë mundësinë, farat e një Shqipërie më të madhe potenciale. Pra, këtu kishim të gjitha problemet e Serbisë së Madhe dhe më pas njerëzve iu duk sikur Berisha po promovonte idenë e Shqipërisë së Madhe. Blendi Fevziu: Shqipëria ishte shumë e dobët. Serbia ishte një shtet i madh edhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Mbaj mend dhe ka qenë shumë interesante, deklarata e bërë nga Holbrooke, të cilën e gjeta në kujtimet e Bill Clinton-it, por që ishte shprehje e Holbrooke: Shpërbërja e Jugosllavisë nuk ishte shpërbërja e Jugosllavisë, ishte pjesa e fundit e shpërbërjes së Perandorisë Osmane. Kjo është e vërtetë. Në atë mënyrë, Shqipëria ka qenë shumë e dobët. Jugosllavia ishte një shtet i madh, gjashtë shtete dolën nga ai shtet. Shqipëria ishte aq modeste... Christopher Hill: Po. Për t’ju përgjigjur pyetjes tuaj, Berisha nisi të shihej si pjesë e problemit të çështjeve etnike në Ballkan, në vend që të ishte pjesë e zgjidhjes. Mendoj se edhe në Shqipëri kishte një numër të lartë personash të cilët e kundërshtonin. Kështu, ai u kthye në një figurë kontraversiale. Megjithatë, më duhet të theksoj se kam qenë jashtë që nga 1993, pra nuk po e shikoja nga afër zhvillimin e situatës. Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Opinion #BlendiFevziu #TVKlan