У нас вы можете посмотреть бесплатно Restaurohet Xhamia e LLapit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Pas një dekade Prishtinë iu rikthye një xhami monumentale. Per me teper vizitoni: www.bislame.net Më 29 gusht 2009, apo një dekadë pas djegies nga forcat serbe, në një solemnitet rasti në Prishtinë u bë përurimi i xhamisë Ramadanije, apo siç njihet në popull Xhamia e Llapit. Në inaugurimin e xhamisë së restauruar nga fondacioni Behgjet Pacolli, përpos shumë besimtarëve, imamëve e të ftuarve të tjerë, ishin të pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, kryetari i AKR-së, që njëherësh është edhe themelues i fondit, z. Bengjet Pacolli, drejtori i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, z. Baki Sfirca, kryetari i KBI të Prishtinës Bahri ef. Sejdiu, pastaj përfaqësues të jetës fetare, kulturore dhe mediale. Xhamia Ramadanie apo siç njihet Xhamia e Llapit, është një ndër xhamitë më të vjetra të Prishtinës dhe të Kosovës, i përket shekullit të XV apo më saktësisht është ndërtuar më 1470 nga Ramadan Çaushi, emrin e të cilit edhe e mban xhamia. për kah stili i përket xhamive të stilit me kupolë. Tek kjo xhami pikërisht kupola paraqet një ndër karakteristikat e saj, ngase njihet si një kupolë me perimetër më të madh krahasuar me sipërfaqen e xhamisë, po ashtu kur jemi tek kupola e kësaj xhamie duhet thënë se baza e kupolës fillon që nga themeli i xhamisë. Xhamia Ramadanije që nga ndërtimi i saj e deri më 1999 ka qenë në shërbim të besimtarëve deri kur u dogj nga forcat serbe në luftën e fundit. Xhamia me vlerat e saja arkitektonike paraqet një objekte monumental për kryeqytetit tonë. Për dhjetë vjet, pamja e mureve të nxira nga tymi i pat thyer zemrat e besimtarëve që e vizitonin objektin e djegur. Tashmë, ky imazh ka mbetur vetëm si kujtim i hidhur. Xhamia Ramadanije (1470), është rihapur solemnisht të shtunën, pasi kanë përfunduar punimet për restaurimin e saj, të financuara nga Fondacioni Behgjet Pacolli. Folësit në këtë ceremoni e kanë vlerësuar rindërtimin e kësaj xhamie.