У нас вы можете посмотреть бесплатно Sali Berisha në Kavajë për turin e projekteve në infrastrukturën rrugore-(28 Gusht 2006) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2006 Nga qyteti i Kavajës ku ka marrë mandatin e deputetit kryeministri Berisha ka nisur turin e projekteve konkrete në infrastrukturën rrugore të vendit. I pashqetësuar nga kushtet bllokuese të opozitës Berisha ka preferuar të zbardhë për mediat projektet madhore, sipas të cilave në katër vitet e ardhshme Shqipëria do të ketë tre herë më shumë rrugë të asfaltuara se në 40 vitet e fundit, por edhe sigurinë e marrjes së një mandati të dytë qeverisës për të djathtët. Sali Berisha: “Zotimi ynë është që do bëjmë përpjekje shumë të mëdha që në katër vjet të asfaltojmë tre herë më shumë sesa ç’janë asfaltuar në 40 vjet se dhe me realizimin e tij ne fatkeqësisht mbetemi mjaft më ulët se Maqedonia fqinj në asfaltin e rrugëve të vendit. Kështu që ai projekt prej 6 mijë kilometrash do të pasohet nga projekti tjetër në mandatin e dytë prej 6 mijë të tjerash dhe në Shqipërinë do ta nxjerrim, do bëjmë çmos që ta nxjerrim nga balta dhe pluhuri.” Sipas Berishës infrastruktura, por dhe shërbimet nëpër qytetet do të shtohen falë katërfishimit të grandit për pushtetin vendor, të cilit në kuadër të decentralizimit qeveria i ka kaluar tashmë taksën e biznesit të vogël dhe atë të pronës. Nga vendorët kërkohen vetëm projekte dhe punë me shpejtësi e cilësi, të cilat do t’i hapin rrugën zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Sali Berisha: “Nga 7 miliard është 13 miliard grandi për qeverisjen vendore. Prapë do rritet. Do të tre-katërfishohet. Ky është zotimi ynë. Pse? Sepse në qoftë se nuk funksionon moduli i vjetër, punojmë dhe vjedhim, por moduli tjetër, punojmë në mënyrë të pastër, atëherë këta janë padiskutim në qytetet e tyre realizuesit më të shkëlqyer të investimeve”. Edhe pse turi i inaugurimeve ka nisur nga një bastion i demokratëve Berisha ka premtuar se investimet nëpër rrethe nuk do të njohin diskriminime politike, siç ka ndodhur me qytetin e Kavajës. Sali Berisha: “Ju ftoj të keni durim. Ju ftoj të keni durim dhe bilancin do ta bëni në fund. Absolutisht nuk bëjmë asnjë diskriminim dhe nuk do të bëjmë. Si të shihni kjo është qeveri e mbajtjes së premtimeve.” Nga ana tjetër kryeministri u ka kujtuar detyrimet ligjore të shtetit vendorëve socialist, të cilët kanë deklaruar se nuk do t’u binden urdhrave të Ministrisë së Brendshme. Sali Berisha: “Duke vlerësuar të gjithë kontributet e qeveritarëve vendorë theksoj se shteti paralel do të ketë përgjigjen më të rreptë ligjore”. Itinerari vjeshtor i investimeve në infrastrukturë të kryeministrit do të vijojë në Vlorë e më pas në Shkodër./tvklan.al Gazetare: Mimoza Koçiu SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/