У нас вы можете посмотреть бесплатно Aleatët e PS kundër Ramës, Gjinushi dhe Ndoka: “Zjarri që ke ndezur do të djegë ty” - (9 Prill 2012) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme arkiva 2012 Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi dhe ai i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, i përgjigjen me batutë deklaratës së kryesocialistit Edi Rama, i cili pak ditë më parë në një mesazh në rrjetin social Twitter është shprehur se aleatët flasin në tym. Krerët e dy forcave politike janë shprehur se nëse ka tym ka ardhur vetëm nga zjarri që ka ndezur vetë Rama. Nard Ndoka: “Ishte zjarri që ndezi Rama për reformën zgjedhore tashmë të deklaruar në mënyrë të qartë edhe në takimet tona formale dhe informale që patëm me zotin Rama. Në këto kushte besoj që detyra e vetë zotit Rama është që të shuajë zjarrin që ka ndezur që të mos ketë edhe tym edhe kaos përbrenda koalicionit opozitar dhe kjo është në fund të fundit thiirja që ne bëjmë në mënyrë publike”. Skënder Gjinushi: “Zjarr pa tym dhe mund të ketë, por tym pa zjarr nuk ka dhe problemi është të gjejmë ku ka rënë zjarri dhe jo kush nxjerr tym, ku del tymi. Tymi është pasojë, zjarri është shkaku. Zjarri është që ne deklarojmë që fatin e zgjedhjeve varet nga PD-ja. Do të thuash që unë s’kam të drejtë vote, vetoja, bllokimi, pra nuk jam palë në reformë e barabartë do të thotë që t’i thuash popullit shqiptar që zgjedhjet varen nga Sali Berisha”. Aleatët e Partisë Socialiste të paktën kështu mund të cilësohen deri më tani shohin se me kokëfortësinë që po tregon forca më e madhe opozitare për sa i përket reformës zgjedhore fitorja në zgjedhjet politike të 2013-ës është e dyshimtë. Skënder Gjinushi: “Prandaj është lëvizje shumë e gabuar apo llogari shumë e gabuar që një e majtë fituese me forcat e veta të shpresojë tek e çarja djathtas dhe të mos punojë për një bashkim real të së majtës”. Nard Ndoka: “Nëse vazhdon në këtë drejtim do ta penalizojnë përsëri veten duke mbetur e vetme mund të them në garën elektorale”. Gjinushi dhe Ndoka kërkojnë që Partia Socialiste të mbrojë interesat e së majtës duke këmbëngulur veçanërisht në kërkesën për rishikim të sistemit zgjedhor. Sipas tyre socialistët nuk duhet të tregohen kokëulur dhe inferiorë ndaj mazhorancës./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/