У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës. Burg i përjetshëm për të arratisurin Altin Hajri или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Prokuria e Posaçme kërkoi burgim të përjetshëm për Altin Hajrin, i akuzuar si organizatori i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës, por që po gjykohet në mungesë pasi është në arrati. SPAK dha këtë të enjte pretencën, ndërsa vendimmarrja e gjykatës u shty pas kërkesës së avokatit të Hajrit për kohë që të njihet me konkluzionet e prokurorisë. Jan Prenga u rrëmbye më 17 janar 2020 në Kamëz, si pjesë e një konflikti kriminal për 260 kg kokainë të humbur në Angli, ku dyshohet se ishte përfshirë vëllai i tij. Ai u dërgua në “Golden Resort” në Shijak, ku mendohet se u vra dhe trupi i tij më pas u zhduk. Sipas hetimeve, Altin Hajri është një nga figurat kyçe të dyshuara për organizimin e rrëmbimit dhe zhdukjes së Prengës, ndërsa pamjet e sigurisë dhe komunikimet në aplikacione të enkriptuara janë pjesë e provave kyçe të prokurorisë. Më herët për këtë ngjarje është dënuar me burgim të përjetshëm përmes një vendimi të formës se prerë kopshtari i kompleksit “Golden”, Festim Bexhdili. Pavarësisht se Gjykata e Lartë pranoi rekursin e Bexhdilit dhe e riktheu sërish çështjen në Apel, shkalla e dytë e gjyqësorit la në fuqi të njëjtin vendi, Ndërsa Olsi Turja u dënua me 3 vite burg për veprën penale “moskallëzim krimi”. Për të njëjtën ngjarje, po vijon gjyqi në një proces të ndarë për shtetasit Dritan Rexhepi, Korado Gështenja, Martin Bleta, Gentian Funiqi, Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Artan Doçaj. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Jan Prenga#AltinHajri