У нас вы можете посмотреть бесплатно Ne Dardhen e turizmit, aty ku banoret kanë kthyer shtepite ne bujtina | ABC News Albania или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Dardha, fshati turistik i Korçës është një nga zonat më të preferuara në çdo stinë të vitit. Turizmi atje është traditë e trashëguar dhe mësuar prej të parëve, të cilët kanë emigruar përtej Oqeanit. Sapo i afrohesh Dardhës, kupton arsyen pse fshati, që ndahet nga më pak se 20 km nga Korça, është kthyer në epiqendrën e turizmit malor. E njohur, eksploruar dhe zbuluar nga vizitorë të përhershëm apo rastësorë, Dardhën e ke të vështirë, të mos e mbash mend. Pozicionuar rreth 2 mijë metër mbi nivelin e detit, me natyrë dhe peisazh magjepsës dhe mikëpritur ngrohtësisht nga vendasit, pushimet këtu jane idilike. Kapacitetet akomoduese janë shtuar vit pas viti. Kurse banorët e vjetër janë rikthyer dhe kane transformuar shtëpitë në bujtina,ku vizitorët qëndrojnë gjithë verën. Për dardharët, turizmi është traditë e trashëguar dhe mësuar prej të parëve, emigruar përtej Oqeanit dhe që po arrin shekullin, duke u konsoliduar si një industri konkuruese. Prej kësaj tradite vjen edhe çifti Batelli, e para familje,që ka ndërtuar bujtinë dhe ka pritur turistë prej shekullit të 19. Pandi merret me gatimin e mishit në hell,ndërsa për lakrorin me dy petë të duarve të Shadijes, duhet të prenotosh ditë më parë, për ta shijuar. Dardha,mbetet destinacioni më i preferuar në të gjitha stinët, por vera sjell në fshatin piktoresk edhe adhurues të aventurës dhe natyrës së patjetërsuar. /ABC News Albania 24/7