У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Çifti i lesbikeve, azil në Angli. Gjykata vendos: Shqiptarët janë homofobë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një betejë ligjore për azil në Britani, iniciuar nga një çift lesbikesh doli në përfundimin se Shqipëria konsiderohet një shoqëri patriarkale dhe homofobike, ndaj kërkesa duhet pranuar. Detajet e gjyqit janë zbardhur nga britanikja ‘The Telegraph’ ku thuhet se ka një rekord prej 41,987 kërkesa emigracioni, kryesisht për arsye të të drejtave të njeriut, të cilat pengojnë përpjekjet e politikës për të përshpejtuar largimin e emigrantëve të paligjshëm. Dy gratë nga Shkodra argumentuan se nuk kanë besim në sistemin aktual shqiptar dhe se ndihen të pasigurta. Avokatët e tyre shpjeguan se gratë janë shumë të kualifikuara dhe të arsimuara, por ato nuk kanë asnjë lidhje me familjet e tyre dhe janë në rrezik për vetëvrasje si pasojë e asaj që kanë përjetuar në Shqipëri. Gratë deklaruan se për shkak të orjentimit të tyre seksual ishin rrëmbyer nga burra të maskuar në qytetin e tyre të lindjes dhe ishin sulmuar fizikisht dhe verbalisht prej tyre. Por, avokatët që përfaqësonin Home Office argumentuan se nuk është kundër ligjit në Shqipëri të jesh homoseksual dhe se ka masa për të mbrojtur individët që i përkasin këtyre komuniteteve, mjafton të kontaktojnë policinë. Gjithashtu shtuan se gratë janë të afta të punojnë, dhe të arsimohen. Zëvendës gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Rebeka Chapman iu referua informacionit mbi politikat e vendit shqiptar, i cili e konsideronte Shqipërinë një shoqëri patriarkale, konservatore në të cilën ende ekzistojnë qëndrime homofobike, veçanërisht në zonat rurale. Aktiviteti homoseksual u dekriminalizua në Shqipëri në vitin 1995. Në vitin 2010, Shqipëria miratoi një ligj kundër diskriminimit që ndalon diskriminimin në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Martesat e të njëjtës gjini nuk njihen në Shqipëri. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Azili#Britani