У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Luleshtrydhet i zhduku balta/ Fermerët në Fier ankohen se u përmbytën 300 dynymë sera или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Përmbytjet e lumit Vjosa kanë shkaktuar dëme të mëdha në serat e luleshtrydheve të rreth 60 kultivuesve në fshatin Kafaraj të Fierit. Rreth 300 dynymë sera, që ndodheshin në pikun e prodhimit, u përmbytën dy muaj më parë, duke lënë sot prodhimin mes baltës, të dëmtuar dhe pa vlerë në treg.Fermerët e dëmtuar thonë se kjo është përmbytja më e rëndë që kanë përjetuar në vitet e fundit. Sipas fermerëve, dëmet e përllogaritura arrijnë në miliona lekë. Megjithatë, deri më tani asnjë komision nuk ka shkuar në terren për të verifikuar situatën. Ata thonë se kishin marrë premtime se dëmshpërblimi do të bëhej brenda muajit shkurt, por deri më sot askush nuk ka ardhur për të parë nga afër dëmet. Zona e Kafarajt njihet si një nga fermat më të mëdha të kultivimit të luleshtrydheve në Shqipëri. Për banorët e saj, kjo kulturë është burimi kryesor i të ardhurave, ndaj dështimi i këtij sezoni konsiderohet një goditje e rëndë për ekonominë e familjeve të tyre. Vitin e kaluar prodhimi i luleshtrydheve në zonën e Frakullës arriti në rreth 9 mijë tonë, por dëmet nga përmbytjet këtë vit janë të mëdha dhe prodhimi do të jetë i pakët. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopChannelNews#Demet#Luleshtrydhet