У нас вы можете посмотреть бесплатно Shkolla turke u mbyll në Nju Jork? Zhulali: Ramës mund ti jetë kushtëzuar takimi me Erdogan или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#oranews #intervista #mbylljaeshkolles #erdokgani #turqia Në harkun kohor të një javë dy institucione jopublike të shoqërisë “Turgut Ozal” dhe fondacionit “Gulistan” janë urdhëruar të mbyllen nga qeveria me argumentin se ushtrojnë veprimtarinë në ambiente të palicencuara nga MAS. Ilda Zhulali, eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare, thotë se ky është një vendim arbitrar që vjen në një kohë kur procesi mësimor ka ditë që ka filluar. Zhulali: Lajmi i djeshëm për mbylljen e shkollës dhe kopshtit nuk është një lajm i mirë për komunitetin e nxënësve dhe pridërve, por as për qytetarët shqiptarë sepse është një vendim arbitrar i marrë në kushtet kur shkolla ka filluar. Ka diçka që nuk shkon. Fakti që ky vendim vjen ndërsa Rama ndodhet në Nju Jork ku zhvillohet Asambleja e Përgjithshme në Kombet e Bashkuara dhe asty takohen të gjithë liderët e shteteve me njëri-tjetrin ndoshta kryeministrit Rama mund ti jetë kushtëzuar një takim me presidentin Erdogan me një vendim të tillë se ndryshe nuk mund të shpjegohet një vendim kaq arbitrar dhe i ngjan pak atij qëndrimit të zëvendëskryeministres sesi na doli kjo shkolla turke si një mister. Si një ish-nxënëse e gjimnazit turk, Zhulali nënvizon për Rtv Ora në një intervistë me gazetaren Beti Njuma se shkolla ka rreth 30 vite që ushtron aktivitetin në vendin tonë. Zhulali: Shkolla turke ka gati 30 vjet që është e hapur në Shqipëri. Unë i përkas brezit të parë të nxënësve që kanë mbaruar shkollën "Mehmet Akif" në Shqipëri. Kolegji turk është një nga shkollat më të mira, ka përgatitur breza të tërë nxënësish që kanë shkëlqyer kudo ku kanë shkuar dhe kanë përbërë krenarinë jo vetëm të shkollës por dhe Shqipërisë. Një fatkeqësi e madhe për arsimin dhe cilësinë e arsimit në Shqipëri. Po të shikosh vendimin e qeverisë nuk e ka arsyetimin brenda, është dhënë gojarisht nga ministrja Kushi dhe pastaj me një cicërime nga Rama. Kjo mesa duket për të shmangur çdo betejë ligjore me Kolegjin turk dhe Fondacionin Gylystan. Por më të rëndë situatën sipas saj e bën transferimi i një konflikti të brendshëm të Turqisë në shtetin tonë. Për më shumë lexoni në:https://www.oranews.tv/vendi/mbyllja-... Me të ftuarin në 'Ora e Intervistës' flasim për temat më të nxehta të ditës. Liderë të politikës shqiptare dhe jo vetëm, çdo në ekranin e RTV Ora Deklarata të forta, intervista ekskluzive. Follow RTV Ora Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2sPcqj3 Facebook: / rtvora Instagram: / rtvora