У нас вы можете посмотреть бесплатно Matura 1982. Shkolla SALARI , Tepelene. Reportazh nga Gentjan Banaj или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Mall. Kjo fjalë merr një vlerë të vecantë sot! Nostalgji! Nostalgji për vitet e bukura të fëmijërisë, së shkollës. Nostalgji dhe mall për lojërat e fëmijërisë. E ndoshta, kaq shumë mall dhe përlotje për ato ëndrra të bukura të asaj moshe rinore që s`do të kthehet kurrë. Diten sotme udhëtuam për në Tepelenë, . Matura e shkollës 8 -vjecare Salari, takohet sot, pas 40 vitesh. Emocionet kanë nisur herët . I pari që takohet me ekipin tonë, është Shkëlqimi, Shkëlqim Shehu, I cili ka zgjedhur si pikë takimi , një mjedis të vecantë dhe me simbolike të pasur. Në muret e kështjellës historike Tepelenë, e përballe sheshit ku është busti I Selam Musa Salaria. Është një takim vërtetë I përmallshëm, e në disa momente i habitshëm. Në kujtesën e gjithësicilit, ka zënë vend fëmijëria, , ka zënë vend shokët dhe shoqet me buzëqeshjen e tyre të dlire. Herë të qeshur e herë të mërzitur, herë të lagur e herë me ato cantat e vjetra që mbanin në duar, ndoshta të etur e zhuritur nga vapa, e ndoshta edhe të uritur në rrugicat e kalldrëmet e shtëpive të disa dekadave me parë. Kush prej nesh nuk u përlot nga kujtimet e cmuara të fëmijërisë. Tashme vitet kanë hedhur petkun e tyre, e ai shtati vocërrak ka ndryshuar. Atëherë kishim trup të vogël, por ëndrra të mëdha, ndërsa sot kemi thinja e shtat të lodhur nga pesha e viteve. Subscribe. Informohu dhe ruaj të pastër vlerën dhe kulturën e lashtë Ilirike