У нас вы можете посмотреть бесплатно Pse po harrojmë më shumë? Shenjat që japin ALARM dhe ushqimet që MBROJNË trurin или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
A keni vënë re ndonjë ndryshim të papritur në kujtesë te vetja apo tek një i afërm? A po harrohen emra, ngjarje ose detyra të thjeshta të përditshme? A keni menduar ndonjëherë nëse këto janë thjesht shenja lodhjeje, apo mund të tregojnë diçka më serioze, si demenca? Çfarë e shkakton këtë sëmundje dhe cilat janë shenjat e para që nuk duhet t’i injorojmë? Dhe më e rëndësishmja: a mund të ndërhyjmë për ta ngadalësuar? Në lidhje me këtë problematikë kaq delikate, e cila po rritet me ritme shqetësuese në mbarë botën dhe po prek gjithnjë e më shumë familje, u diskutua në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja. Ky fenomen po bëhet një nga sfidat më serioze të shëndetit, duke ndikuar thellë në jetën e të moshuarve dhe kujdestarëve të tyre, prandaj ndërgjegjësimi i hershëm dhe njohja e shenjave është më i rëndësishëm se kurrë. “Demenca është një nga çrregullimet më të përhapura të shëndetit mendor tek të moshuarit, e cila shfaqet si humbje graduale e funksioneve mendore. Ajo prek aftësinë për të menduar, për të mbajtur mend, për t’u përqendruar dhe për të kryer veprime të përditshme. Me kalimin e kohës, pacienti humbet orientimin, ka vështirësi në të folur, ndryshime të papritura humori, çrregullime gjumi dhe vështirësi në kujdesin për veten. Demenca ndodh si pasojë e dëmtimit të qelizave të trurit, të cilat vdesin në mënyrë progresive, duke prishur ekuilibrin e funksioneve mendore”, thekson Merja, i cili tregon faktorët që nxisin rrezikun e demencës dhe sesi ushqimi dhe disa trajtime alternative ndikojnë pozitivisht në funksionet e trurit dhe në ngadalësimin e saj. “Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00. Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë.Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buëqeshje! Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/ Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: / @reporttvalbania Follow Report Tv on Facebook: / reporttval Follow Shqiptarja.com on Facebook: / shqiptarjacom Follow Report Tv on Instagram: / reporttv.al Follow Shqiptarja.com on Instagram: / shqiptarjacom Follow Report Tv on Twitter: / shqiptarjacom Follow Shqiptarja.com on TikTok: / shqiptarjacom #rrezedielli #ReportTv #ReportTvLajme