У нас вы можете посмотреть бесплатно Nis viti i ri shkollor или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Janë zgjuar herët duke lënë pas pushimet dhe gjumin. Shkolla “1 Maji” në Tiranë gumëzhin nga nxënës, mësues e prindër në këtë fillim të vitit të ri shkollor. Ritakimi me shoqet e shokët mbetet po aq special sa dëshira për të mësuar fort. Pavarësisht viteve, emocionet e ditës së parë të shkollës mbeten të njëjta. Janë 385 mijë nxënës në të gjithë vendin që sot i janë drejtuar bankave të shkollës. Kureshtarë dhe konfuzë janë vogëlushët që ulën për herë të parë në bankat e shkollës. Në disa prej fëmijëve lexohet gëzim. Të tjerë, e panjohura i tremb. Mësuese Antoneta përpiqet t’i qetësojë të vegjëlit dhe prindërit e tyre. Thotë se emocionet e ditës së parë të shkollës mbeten gjithmonë të njejta. Janë 24 mijë vogëluëshë në të gjithë vendin që nisën këtë të hënë rrugën e dijes. Për të rritur sigurinë e nxënësve në shkolla, edhe Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash. “Janë mbi 800 efektive policie të vendosur në institucionet arsimore per të siguruar mbarëvajtjen“, tha Albert Dervishaj, drejtor i Drejtorisë së Rendit Publik. Në të gjitha shkollat këtë vit do të angazhohen edhe oficerë sigurie për të shkamngur incidentet në ambinetet arsimore. Tv Klan