У нас вы можете посмотреть бесплатно Testet, Spitali Amerikan nën hetim - News, Lajme - Vizion Plus или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
http://www.vizionplus.tv / vizionplustv / vizionplustv Prokuroria e Tiranës nis hetimet ndaj Spitalit Amerikan për shkak të analizave që ky subjekt privat po kryen për COVID-19.Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, konfirmoi për Vizion Plus se Policia e Shtetit ka bërë një kallzim pranë organit të akuzës për të nisur hetimet për mashtrimet që po iu behen qytetarëve shqiptare me testet, në kushtet e pandemise.Mësohet se Prokuroria e Tiranës do të hetojë subjektin privat, Spitali Amerikan, sipas nenit 267 të Kodit Penal për përhapjen e informatave të rreme që ngjallin panik si dhe bazuar ne nenin 174 të Kodit Penal për kontrabande me mallra të tjera. Organi i akuzës do të hedhë shortin për të caktuar se cili prokuror do të hetojë këtë skandal korruptiv.Spitali Amerikan prej ditësh ka nisur të kryejë analiza gjaku me anti-korpe për të identifikuar nëse një person është i prekur apo jo nga koronavirusi. Sipas drejtuesit të këtij spitali, Klodian Allajbeu, ata mund të kryenin deri në 4 mijë analiza në ditë.Albana Daka, mjeke laboratori në Spitalin Amerikan, në një intervistë për mediat e vendit pohoi se një analizë kushton nga 150 deri në 300 euro.Zyrtarisht ky test kryhet vetëm nga Instituti i Shëndetit Publik, analizë që bëhet përmes tamponeve nazo-faringial dhe jo përmes gjakut.ISHP ka ekskluzivitetin në Shqipëri për të kryer këtë lloj analize pasi duhet certifikimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Asnjë spital privat në Shqipëri nuk është certifikuar nga OBSH për këtë lloj analize.Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë sqaroi të gjithë qytetaret, se analizat për COVID-19, nuk mund të kryhen nga asnjë spital apo laborator privat në Shqipëri. Në një reagim të saj Agjensia Kombëtare e Barnave saktësoi se deri më tani nuk ka lëshuar asnjë certifikate regjistrimi për diagnostifikimin e koronavirusit.Më heret, shefja e gjurmimit epidemiologjik, Eugena Tomini konfirmoi për Vizion Plus se kjo analizë kryhet vetëm në ISHP.EUGENA TOMINI DREJTUESE E GJURMIMIT EPIDEMIOLOGJIK, ISHPNë këto kushte, Spitali Amerikan po kryen analiza të pakonfirmuara nga OBSH dhe nga instancat shtetërore, e mbi të gjitha që këto analiza nuk kanë rezultat dhe nuk tregojnë asgjë. Në këto kushte Spitali Amerikan ka shfrytëzuar panikun dhe frikën e qytetarëve duke shpikur një analizë që kushton sa një pagë mujore mesatare në Shqipëri për të zhvatur para nga qytetarët.