У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/“Ndihem i kërcënuar!”, denoncoi shefin e Krimeve të Devollit, Buçi: Më goditi me shkelma или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Marsel Buçi i cili ka qenë në një konflikt të vazhdueshëm me Deiz Arapin, për djegien e makinës së tij, ka përfunduar mbrëmjen e djeshme në komisariat. Në komisariat ai pretendon se shefi i Krimeve të komisariatit të Devollit ka ushtruar dhunë gjatë kohës që kanë qenë në zyrën e tij, për këtë arsye e ka denoncuar Pashk Syzikun. Në lidhje me këtë situatë Marsel Buçi ka deklaruar se pas konfliktit me Deiz Arapin, e cila e ka kërcënuar dhe provokuar që ta godiste, është kërkuar nga policia. Më pas ai ka shkuar në zyrën e shefit të Krimeve, ku në prezencë të një polici, Pashk Syziu ka nisur ta godasë me grushte dhe shkelma. “Mbrëmë kam dalë për kafe dhe jam konfliktuar me fjalë me Deizi Arapin, e cila me ka kërcënuar dhe provokuar që unë ta godisja por nuk kam reaguar. Pas debatit më njoftuan nga familja që policia po më kërkonte në shtëpi, erdha në banesë dhe më shoqëruan në komisariat. Atje, në zyrën e shefit të krimeve, ku ishte prezent edhe një punonjëse policie, shefi i krimeve pa asnjë shkak më ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit me grushta dhe shkelma”, u shpreh ai. Pavarësisht situatës, Marsel Buçi ka deklaruar se nuk ka reaguar, por më pas ka bërë një denoncim pasi ndihet i kërcënuar. “Nuk kam reaguar dhe kam qëndruar i qetë derisa hyri në zyrë një tjetër punonjës policie i cili e qetësoi situatën. Më pas shkoj te drejtoria e policisë dhe bëj denoncimin në AMP. Ndihem i kërcënuar, jam shumë i prekur nga kjo situatë dhe ndihem i pasigurt dhe jo i qetë. Në komisariat mbrëmë mbërriti edhe avokati im, dhe deputeti i Bilishtit Bledjon Nallbati”, shtoi më tej ai. Sipas Marselit e gjithë skena ka ndodhur në prezencë të Deiz Arapit, ndërsa shefi i Krimeve që e ka dhunuar ka qenë në gjendje të dehur. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #MarselBuci#Deklarata#TopChannelNews