У нас вы можете посмотреть бесплатно Shërimi nga mësyshi - Imam Bin Baz или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!) Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/17902 Përgatiti: Stafi "perlat-muslimane.com" Pyetje: "Për kurimin nga mësyshi, a të mjaftohemi me rukje sipas sheriatit, apo duhet edhe të pastrohemi me ujin e personit i cili na ka rënë mësysh?" Përgjigje: "Rukja sipas sheriatit është ilaç, por edhe pastrimi është ilaç. Nëse është e mundur që personi i cili e ka marrë mësysh dikë të pastrohet, e nëse nuk e pastron tërë trupin, atëherë e lanë fytyrën, shpërlanë gojën, lanë rrobat nga brenda dhe lanë gjunjët, kjo gjë do t'i bëjë dobi. Me këtë ujë duhet spërkatur personin e sëmurë (që është me mësysh). Ai duhet të lahet me të. Kjo do t'i bëjë dobi me lejen e Allahut. Në qoftë se ai (që ka marrë mësysh dikë) vetëm e lanë fytyrën dhe shpërlan gojën në një enë dhe me këtë ujë e spërkat të sëmurin, edhe kjo do t'i bëjë dobi me lejen e Allahut. Qëllimi është që ta lajë fytyrën, shpërlajë gojën, të lajë duart, rrobat nga brenda dhe gjunjët, kjo ndihmon në shërimin nga mësyshi. Ne kemi parë edhe nga përvoja se është e mjaftueshme që personi i cili e ka marrë mësysh dikë, të lajë fytyrën, të shpërlajë gojën dhe t'i lajë duart. Kjo mjafton me emrin e Allahut të shërohet nga mësyshi. E nëse ndodh që ta akuzojnë dikë se ka marrë mësysh, atëherë le ta pastrojë fytyrën, duart dhe ta shpërlajë gojën në një enë, e më pas ta spërkatë të sëmurin; ky më nuk do të jetë përgjegjës me lejen e Allahut."