У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Kosovë, mbyllet procesi i rinumërimit të votave или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Pak orë para mesnatës ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtunën do të shpallë rezultatet përfundimtare pas stërzgjatjes së procesit. Deri te rinumërimi erdhi për shkak të manipulimit me votat e kandidatëve për deputetë. Si rrjedhojë e kësaj skeme rreth 200 komisionerë e vëzhgues u intervistuan nën dyshimin për falsifikim të rezultatit zgjedhor, 35 ndodhen në paraburgim, një pjesë e tyre edhe nën dyshimet për marrje ryshfeti e kanosje. Intervistimet e ndalimet e komisionerëve ndodhën në Prizren ku dyshohet se u manipuluan mbi 69 mijë vota e në Malishevë ku u devijuan rreth 17 mijë vota. Hetimet për falsifikim të rezultatit zgjedhor kanë nisur edhe në Drenas e Obiliq. E sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kandidati me më së shumti vota të manipuluara rreth 7 mijë është Fetah Paçarizi i Partisë Demokratike të Kosovës, pasuar nga bashkëpartiaku Nait Hasani me mbi tre mijë vota të devijuara. Edhe brenda listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës u aplikua e njëjta skemë e mashtrimit me rezultat zgjedhore, ku sipas të dhënave mbi një mijë vota të manipuluara ka Xhavit Uka i pasuar nga Driton Selmanaj. Në Lëvizjen Vetëvendosje, Taulant Kelmendi është kandidati në favor të së cilit punoi skema e manipulimit duke ia shtuar mbi 900 vota. Pas shpalljes së rezultateve të shtunën, duhet të pritet po ashtu afati i ankesave për certifikim të rezultatit e kjo i hapë rrugë nisjes së procedurave për formimin e institucioneve. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopChannelNews