У нас вы можете посмотреть бесплатно 'Pasuritë nga krimi nuk do gëzohen dhe trashëgohen'! Koçiu: Kthehen në shërbim të komunitetit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka hapur Thirrjen për Financim Projektesh, një mundësi e dedikuar për organizatat jofitimprurëse që synojnë të shndërrojnë pasurinë e konfiskuar të krimit në projekte me impakt real shoqëror. Fondi total në dispozicion është 150,000 euro (rreth 15 milionë lekë), i krijuar nga pasuritë e konfiskuara të krimit, që do të rikthehen në dobi të shoqërisë. Lidhur me thirrjen, Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu deklaroi se pasuritë e përfituara nga veprimtaria kriminale nuk do të gëzohen dhe nuk do të trashëgohen, por do të kthehen në shërbim të interesit publik. Koçiu thekson se paratë dhe pronat, që burojnë nga droga, mashtrimi apo forma të tjera të kriminalitetit nuk janë më simbol fuqie apo privilegji, por do të rikthehen aty ku u përkasin, tek fëmijët, familjet, komunitetet në nevojë dhe viktimat e dhunës. Fushat prioritare të ndërhyrjes përfshijnë, ndër të tjera: -rehabilitimin social, kulturor dhe shëndetësor të shtresave në nevojë; -parandalimin e kriminalitetit dhe riintegrimin e personave të prekur nga krimi; -asistencën dhe rehabilitimin e viktimave të krimit të organizuar dhe trafikimit; -rehabilitimin dhe trajtimin e përdoruesve të substancave narkotike; -mbrojtjen e të drejtave të familjarëve të punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës; -asistencën dhe rehabilitimin e viktimave të trafikut të qenieve njerëzore. Aplikimi është i hapur për organizata jofitimprurëse të regjistruara në Republikën e Shqipërisë, të cilat kanë në objektin e veprimtarisë së tyre një ose më shumë nga këto fusha. Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 9 mars 2026. --------------------------------------- Web: https://zeri.ai Facebook: https://www.facebook.com Instagram: / zeri.albania YouTube: / / @zerimedia.2023 ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte. E VËRTETA DUHET FITUAR #zeri #lajmeshqip #aktualitet #zerialbania #zerinews #zerivideos #zerialbania #zerishqip