У нас вы можете посмотреть бесплатно Kurrikul e re per nxenesit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Të gjitha klasat nga arsimi fillor deri në përmbyllje të atij të mesëm, këtë vit do të punojnë me kurrikulën e re. Përjashtim do të bëjë vetëm klasa e pestë, e cila këtë vit është në fazë pilotimi. "Pothuajse i gjithë sistemi fillon me një kurrikul me kompetenca, e cila ka prej 4 vitesh që po pilotohet dhe njëkohësisht po zbatohet. Kjo kurrikul e ka fokusin te ndërtimi i njohurive nga vetë nxënësi, te kompetencat, te zhvilllimi i aftësive dhe demonstrimi i aftësive të nxënësve", tha Dorina Rapti nga Instituti i Zhvillimit Arsimor. Sa i takon programit arsimor, ai nuk pritet të pësojë ndryshim. Nxënësit do të zhvillojnë sërish 3 lëndë me nga 2 orë në ditë. "Me dy orë të njëpasnjëshme krijon hapësirë dhe mundësi që nxënësit të jenë më shumë në aktivitetet. Sigurisht që edhe mësuesit do të punojnë më tepër me metodologjitë e reja, me planifikimin e kurrikulës me dy orë të njëpasnjëshm. Mësuesit e kanë marrë programin që në fillim të vitit dhe kanë mundësi që ta riorganizojnë dhe ta planifikojnë", shtoi Rapti. Këtë vit është përcaktuar 17 Shtatori, si dita e parë e shkollës. Tv Klan