У нас вы можете посмотреть бесплатно “The Telegraph”: Berati mes 30 qyteteve me te bukur nëe Europe | ABC News Albania или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
E përditshmja britanike “The Telegraph” rendit Beratin mes 30 qyteteve më të bukur në Europë. Qyteti i një mbi një dritareve është në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Qyteti i lashtë shqiptar i Beratit, është renditur mes 30 qyteteve më të bukura në Evropë. E përditshmja britanike “The Telegraph” ka publikuar një artikull referuar Shoqatës Japoneze të Agjencive të Udhëtimit, (JATA) për qytetet më të bukura në Europë. Në listën e 30 qyteteve, renditet edhe Berati në vendin e dytë. “Mangalemi, në qytetin e Beratit shtrihet në brigjet e lumit Osum dhe është në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në periudhën e mesjetës ka qenë një qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, që gjë e dëshmon kështjella e tij”, thuhet në shkrimin e publikuar nga “The Telegraph”. Qendra urbane e Beratit, reflekton influenca të traditës së banesave popullore ballkanike, që datojnë kryesisht në shekujt e 18 dhe 19 e.s. Kjo traditë është adaptuar për t’iu përshtatur mënyrës së jetesës së qytetit, me shtëpitë e vendosura në shpate me planimetri kryesisht horizontale dhe që përdorin gjerësisht dritën natyrore. Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze./abcnews.al