У нас вы можете посмотреть бесплатно Rreze Dielli - Emisioni 20 Mars 2025, Receta/ Mbrojtja nga zjarri/ Shqipëria 8 medalje или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Dhallanik tradicional me shtresa / Patate me bizele në tigan / Sallatë pranverore me perime të freskëta. 59 persona humbën jetën fundjavën e kaluar në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate. Pas rastit shumë tragjik, në mediat lokale u hap një debat për standartin e sigurisë të godinave ndaj zjarrit. Nisur nga rasti në fjalë, pyetja që ngrihet edhe tek ne është: A janë të sigurta shumë godina në Shqipëri, sa i takon standarteve të mbrojtes ndaj zjarrit? A respektohen ato nga bizneset dhe institucionet? A kryhen inspektime të rregullta për sistemet e mbrojtjes nga zjarri në godinat publike dhe private dhe cilat janë kriteret që duhet të plotësojë një godinë për të qenë e sigurtë nga zjarri? A ka mjaftueshëm personel dhe pajisje moderne zjarrfikëse në Shqipëri për të përballuar emergjenca të mëdha si ajo e ndodhur në Maqedoninë e Veriut? Çfarë problematikash hasin më shpesh ekipet e zjarrfikësve gjatë operacioneve të emergjencës? A ka nevojë për rregullore më të rrepta apo më shumë ndërgjegjësim mbi këtë çështje? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve por jo vetëm, i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga Drejtori i Përgjithshëm i MZSH, zoti Arben Cara, i cili përveç të tjerave na jep dhe këshilla sesi duhet vepruar pa panik në rast të rënies së zjarrit. Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria mori pjesë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore, eveniment që u zhvillua në Torino nga data 8 deri më 15 mars, me pjesëmarrjen e 1500 atletëve nga 98 shtete, të cilat garuan në 8 disiplina të sporteve dimërore. Shqipëria u përfaqësua nga 6 sportistë me aftësi të kufizuara intelektuale, të cilët treguan vlerat më të mira dhe arritën të fitonin plot 8 medalje, nga të cilat 5 ari, 1 argjendi dhe 2 bronzi. Stela Salla fitoi dy medalje ari, Elizon Kacanja një medalje ari në ski alpine, Vanesa Doçi medalje ari në ‘Snoshoeing’, gjithashtu të artë fitoi edhe Joanis Myrtollari në ski alpine. Medalja e argjendtë u fitua nga Elizon Kacanja, ndërsa dy medaljet e bronzit kishin për protagonistë Joel Gërmënjin dhe Joanis Myrtollarin. Të ftuar në studion e “Rreze Dielli” Roland Hysi, Drejtor Kombëtar i Special Olympics Albania, Sara Bala Drejtoreshë Sportive dhe garuesja fituese e 2 medaljeve të arit Stela Salla, treguan mbi pjesëmarrjen e sportistëve me aftësi të kufizuara intelektuale në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore dhe sfidat më të mëdha gjatë procesit të trajnimit, por njëkohësisht dhe emocionet pas garave fituese. “Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00. Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë.Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje! Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/ Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: / @reporttvalbania Follow Report Tv on Facebook: / reporttval Follow Shqiptarja.com on Facebook: / shqiptarjacom Follow Report Tv on Instagram: / reporttv.al Follow Shqiptarja.com on Instagram: / shqiptarjacom Follow Report Tv on Twitter: / shqiptarjacom Follow Shqiptarja.com on TikTok: / shqiptarjacom #rrezedielli #ReportTv #ReportTvLajme