У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News - 76 kryebashkiakë në mbështetje të Veliajt или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një “trend të rrezikshëm” që kërcënon demokracinë vendore në Ballkan dhe më gjerë. Kështu e konsiderojnë mbajtjen e Erion Veliajt në paraburgim 76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 në letrën mbështetëse për kryebashkiakun e Tiranës dhe atë të Stambollit. “Ne, të nënshkruarit kryetarë të bashkive të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40, nisma më e rëndësishme e rajonit të Ballkanit, e themeluar nën udhëheqjen e Ekrem İmamoğlu, shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me shfaqjen e një trendi të rrezikshëm që kërcënon demokracinë vendore në Ballkan dhe në botë. Pavarësisht përkatësive tona të ndryshme politike, ne jemi të bashkuar në ngritjen e alarmit për paraburgimin pa afat të Kryetarit të Bashkisë së Stambollit, President themelues i Rrjetit B40, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Presidenti i tretë i Rrjetit B40. Largimi nga detyra i zyrtarëve të zgjedhur në mënyrë demokratike, pa një vendim përfundimtar, nuk është drejtësi. Ai minon vullnetin e votuesve dhe paraqet kërcënime të drejtpërdrejta për demokracitë vendore”. Në mënyrë të unifikuar ata kërkojnë t’i jepet fund masës së paraburgimit ndaj Veliajt dhe İmamoğlu-së. “Thirrja jonë e qartë është t’i jepet fund paraburgimit pa afat të Kryetarit İmamoğlu dhe Kryetarit Veliaj, dhe t’u lejohet të presin në liri procedurat ligjore, duke ushtruar njëkohësisht detyrat që u janë besuar nga qytetarët që përfaqësojnë. Drejtësia duhet të jetë transparente, proporcionale dhe respektuese ndaj zgjedhjes demokratike. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse t’i zbatojnë këto parime dhe të mbrojnë demokracinë vendore”. 76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 i referohen edhe Raportit të tetorit 2025 të Komisionit të Venecias dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se ndalimi duhet të jetë masë e fundit dhe jo mjet për pengimin e mandatit. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan