У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Kriza prek blegtorinë, fermerët tregojnë se shitja e produkteve del me humbje или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
“Nëse situata vazhdon me këto çmime unë do t’i mbaj deri në shtator-tetor pastaj do t’i heq. Më dhimbsen pasi kjo është jeta ime. Çdo gjë që pata e hodha këtu. Kam lënë shtëpinë, familjen shoqërinë për të punuar këtu. Dhe ja vjen një ditë që do e lesh dhe do e braktisësh”, u shpreh në lot blektori, Syrja Metushi. Syrja Metushi, është 45 vjeç dhe jetën e ka lidhur me bujqësinë dhe blegtorinë. 20 vite më parë u kthye nga emigrimi dhe ndërtoi një fermë. Në fillim kjo stallë kishte 2 lopë, ndërsa sot numërohen 50 krerë. Ai thotë se ky nuk është viti më i mirë për fermerët që mbarështojnë gjë të gjallë, pasi çmimi i ushqimit të bagëtisë është dyfishuar. “Ka vajtur çdo gjë e papërballueshme. Duke filluar nga nafta, bërsia, misri dhe plehrat kimike që kanë vajtur në stratosferë”, tha Syrja Metushi. Edhe pse kostot e prodhimit të qumështit janë rritur, pikat e grumbullimit një litër qumësht nuk e blejnë më tepër se 55 lekë pa tvsh. Deri para një viti Syrja nga shitja e qumështit arrinte të fitonte nga 5-10 mijë lek në ditë, ndërsa sot fermeri nuk arrin të mbulojë kostot e stallës. Rritja e çmimeve të imputeve bujqësore dhe farave, fermerin nga Bucova e Fierit, e kanë vendosur në vështirësi ekonomike. Ai thotë se kjo lopë prej tre muajsh nuk i sjell më atij asnjë fitim. Shpenzimet ditore të një lope kapin vlerën e 1000 lekëve, ndërkohë që nga shitja e qumështit që prodhon lopa ai arrin të sigurojë afërsisht 800 lekë në ditë. Nëse çmimet e imputeve bujqësore nuk pësojnë rënie, Syrjai thotë se stalla e tij do të boshatiset. “ Deri vjet ishim mirë, ia dilnim. Pasi unë arrija të fitoja 100-200 lekë në ditë për lopë. Ndërsa tani vështirë. Zona jonë këtu ka pas 6 stalla të tilla ndërsa tani kam mbet vetëm unë. Të gjithë i kanë shitur pasi nuk dalin dot”, shtoi më tej blektori. Ushqimi i shtrenjtë i bagëtisë dhe çmimi i liri i qumështit, kanë bërë që në fshat të mbesë vetëm një stallë e madhe, të tjerat u boshatisën. Me shpresën se kjo situatë do të ndryshojë, ai vazhdon t’i shërbejë lopëve me të njëjtin përkushtim si në ditën e parë. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Blegtori#Fermerët#TopChannelNews