У нас вы можете посмотреть бесплатно Termeti ne Korce, fillon ndertimi i shtepise se pare ne Floq | ABC News Albania или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ka nsiur rindërtimi i banesave të fshatit Floq, të shkatërruara plotësisht nga tërmeti i para një muaji. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se prioritet është ndërtimi para aardhjes së dimrit, i 124 shtëpive të pabanueshme. Lutjet e banorëve të Floqit janë dëgjuar. Atyre nuk do t’u duhet të qëndrojë gjatë në ambientet e shkollës së fshatit, pasi tashmë ka nisur procesi i rindërtimit të banesave të tyre. Këtë të martë ka filluar puna për rindërtimin e banesës së parë të shkatërruar plotësisht nga tërmeti i rënë në muajin qershor, ndërsa këtij procesi pritet t’i nënshtrohen edhe banesat e tjera. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku inspektoi punimet në terren, ku tha se prioritet në këtë proces do të ketë ndërtimi i 124 shtëpive të dëmtuara plotësisht. Punimet për to do të fillojë menjëherë në mënyrë që banorët e Floqit të futen në shtëpitë e tyre pa ardhur stina e dimrit. Në një kohë të shpejtë,pritet të fillojë puna edhe për ndërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Qafëzez dhe Vidohovë. Ndërtimi i banesave është bazuar në disa standarde specifike, që përmbushin nevojat e banorëve . Fondi për riparimin e 40 shtëpive të para është siguruar nga investitorët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë,ndërsa të gatshme, përveç bashkive të vendit janë treguar edhe bizneset dhe përfaqësitë diplomatike./ABC News Albania 24/7