У нас вы можете посмотреть бесплатно Zbulimi i viteve ’60 që e futi Shqipërinë në hartën botërore të mineraleve të rralla-DOSJA E или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Autor: Kreshnik KUÇAJ Montazhi: Ergis Hasanbelli Si u fut Shqipëria në hartën botërore të mineraleve të rralla Ndërsa zhvillimet globale të viteve ’50–’60 po e transformonin kërkimin për metale të rralla në një prioritet të fuqive industriale, Shqipëria nisi përpjekjet e saj të para për të analizuar qymyrgurin dhe materialet shoqëruese për përmbajtje elementesh me interes strategjik. Ky hap nuk ishte i rastësishëm: në botë, galiumi, germaniumi dhe vanadiumi po fitonin rëndësi në elektronikë, në teknologjitë e komunikimit dhe në metalurgjinë moderne. Në këtë kontekst ndërkombëtar, edhe institucionet shqiptare nisën të testonin potencialin e vendburimeve të tyre bituminoze, duke kërkuar sinjale që mund të orientojnë më tej studimin shkencor. Kërkimet e para në disa pika të vendit si në Selenicë, Fterrë apo në Dajt dhanë rezultate të ndryshme, por ishte Priska ajo që u veçua në mënyrë të natyrshme. Aty ku deri dje shfrytëzohej një qymyrgur kryesisht për qëllime energjetike, analizat spektrografike nisën të tregonin vlera të tjera: elemente të rralla që në laboratorët e vendeve të mëdha po konsideroheshin tashmë si përbërës kyç të teknologjive moderne. Dokumentet arkivore të viteve 1963–1964 e përshkruajnë këtë moment si pikën më dinamike të kërkimit gjeologjik shqiptar. Analizat kimike të kryera në laboratorët vendas, dhe më pas të kontrolluara nga laboratori qendror i Republikës Popullore të Kinës, konfirmuan se qymyrguri i Priskës, sidomos në shtresat e thella dhe në brezat paraprirës të argjilave, përmbante galium, germanium, vanadium dhe elemente të tjera ndihmëse. Subscribe: https://www.youtube.com/c/Televizioni... WEB: https://scantv.al/ Facebook: / televizioniscan Instagram: / scan_tv Linkedin: / scantv TikTok: / scan_tv #scantv #ekonomi #lajme #trending #shqiperi #financa #tirana #ngjarje #investime #turizem #bursa #lendet