У нас вы можете посмотреть бесплатно Edicioni i Lajmeve Tv Klan 15 Janar 2026, ora или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 15 Janar 2026 #TvKlan #klanlajme Spiker: Reis Çiço Headlines Rama me rektorët e universiteteve: Koha për të rishikuar ligjin e arsimit të lartë Kryeministri Edi Rama thotë se ka ardhur koha për të ndryshuar ligjin për arsimin e lartë. Gjatë një takimi me rektorët, ai theksoi se nuk bëhet fjalë për përmbysjen e tij, por për reflektim mbi ndryshimet që ka sjellë koha. Pezullimi i vizave për emigrantët, DASH zbardh arsyet: Barrë financiare për SHBA-në Departamenti i Shtetit ka sqaruar vendimin për pezullimin e vizave të emigracionit për 75 vende, përfshirë edhe Shqipërinë. Sipas DASH-it, ky vendim synon që shtetasit nga këto vende të mos kthehen në një barrë financiare për amerikanët. “Furtunë” në burgun e Durrësit pas arratisjes së Ndocit, transferohen 33 të burgosur të rrezikshëm Furtunë në burgun e Durrësit pas arratisjes së Altin Ndocit. Krahas shkarkimit dhe arrestimit të disa zyrtarëve, nga ky burg janë transferuar drejt institucioneve të vuajtjes së dënimit në Peqin dhe Fier edhe 33 të dënuar me rrezikshmëri të lartë. Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK: Burg i përjetshëm në mungesë për Altin Hajrin Prokuroria e Posaçme kërkon shpalljen fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm, në mungesë, të Altin Hajrit për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në vitin 2020. SPAK thotë se ka të dokumentuar përfshirjen e tij në këtë ngjarje. Rritet paga minimale dhe maksimale për efekt sigurimesh, ndikim direkt në të ardhurat e punonjësve Nga 1 janari 2026, paga minimale dhe ajo maksimale për efekt të kontributeve shoqërore janë rritur zyrtarisht. Tatimet njoftojnë se ndryshimet do të kenë ndikim direkt në pagën neto, si për pagat e ulëta ashtu edhe për ato të larta. Trump: Irani ka ndalur ekzekutimet. Mediat amerikane: SHBA mund ta godasë brenda 24 orëve Donald Trump thotë se Irani ka ndalur ekzekutimin e protestuesve, një ditë pasi i kërcënoi me sulme ushtarake në rast të vrasjes së tyre. Megjithatë, mediat amerikane raportojnë se nuk përjashtohet mundësia e një sulmi të befasishëm brenda 24 orëve. Botërori, 500 milionë kërkesa për bileta. Infantino: Aktiviteti më i madh në histori Mbi 500 milionë kërkesa për bileta i janë drejtuar FIFA-s për Botërorin 2026, i cili do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, thotë se ky do të jetë aktiviteti më i madh i të gjitha kohërave. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/