У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Iftari nga ambasada e Arabisë Saudite në Tiranë, mesazhe bashkëpunimi или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Ambasada e Arabisë Saudite në Tiranë organizoi një iftar për besimtarët myslimanë. Ambasadori i Arabisë Saudite në vendin tonë, Faisal Ghazi Hifzi, përcolli mesazhin e vlerave që bashkojnë dy popujt tanë. “Shqipëria mike” e quajti diplomati saudit vendin tonë, teksa shprehu bindjen për thellimin e bashkëpunimit. “Kjo sofër që na ka mbledhur, pasqyron vlerat që bashkojnë popujt tanë, vlerat e tolerancës, bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, si dhe mishëron thellësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Arabisë Saudite dhe Republikës mike të Shqipërisë. I lutem Zotit të plotfuqishëm që të përjetësojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin. Dëshiroj të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta dhe vlerësimin maksimal ndaj lidershipit dhe popullit mik të Shqipërisë, për bashkëpunimin dhe respektin e ndërsjellë, që ka karakterizuar marrëdhëniet tona bilaterale. Presim me padurim që partneriteti ynë të zhvillohet edhe më tej në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Ju uroj nga zemra, agjërim të lehtë, të mbarë e të pranuar”. Tryeza që bashkoi besimtarët myslimanë në iftarin e 23 shkurtit kishte dhe një simbolik të veçantë për përfaqësuesit e ambasadës së Arabisë Saudite në vendin tonë, si dhe për të gjithë qytetarët sauditë, të cilët festonin njëkohësisht edhe ditën e themelimit të shtetit të tyre. Pamjet: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Iftar#Arabet#TopChannelNews