• ClipSaver
  • dtub.ru
ClipSaver
Русские видео
  • Смешные видео
  • Приколы
  • Обзоры
  • Новости
  • Тесты
  • Спорт
  • Любовь
  • Музыка
  • Разное
Сейчас в тренде
  • Фейгин лайф
  • Три кота
  • Самвел адамян
  • А4 ютуб
  • скачать бит
  • гитара с нуля
Иностранные видео
  • Funny Babies
  • Funny Sports
  • Funny Animals
  • Funny Pranks
  • Funny Magic
  • Funny Vines
  • Funny Virals
  • Funny K-Pop

Tv Klan - Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare Fatos Nano скачать в хорошем качестве

Tv Klan - Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare Fatos Nano 1 день назад

скачать видео

скачать mp3

скачать mp4

поделиться

телефон с камерой

телефон с видео

бесплатно

загрузить,

Не удается загрузить Youtube-плеер. Проверьте блокировку Youtube в вашей сети.
Повторяем попытку...
Tv Klan - Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare Fatos Nano
  • Поделиться ВК
  • Поделиться в ОК
  •  
  •  


Скачать видео с ютуб по ссылке или смотреть без блокировок на сайте: Tv Klan - Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare Fatos Nano в качестве 4k

У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare Fatos Nano или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:

  • Информация по загрузке:

Скачать mp3 с ютуба отдельным файлом. Бесплатный рингтон Tv Klan - Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare Fatos Nano в формате MP3:


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru



Tv Klan - Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare Fatos Nano

Ish-kryeministri Fatos Nano, një nga figurat më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar, u nda nga jeta pasditen e kësaj të premteje në moshën 73-vjeçare. Ai ndërroi jetë në një spital privat, ku po kurohej prej disa javësh nga një sëmundje në rrugët e frymëmarrjes. I lindur në Tiranë më 16 shtator 1952, Nano u formua si ekonomist dhe intelektual pasi u diplomua në Fakultetin e Ekonomisë dhe më pas mbrojti doktoraturën në ekonomi politike, duke punuar për disa vite si kërkues shkencor në institucionet shtetërore të kohës. Pas ndryshimeve të mëdha të fillimviteve ’90, ai u gjend në qendër të jetës politike shqiptare. Më 12 shkurt të vitit 1991 u bë kryeministri i parë i periudhës post-komuniste, në moshën 38-vjeçare, duke udhëhequr një qeveri tranzicioni në kushte të vështira, në një vend që sapo kishte dalë nga izolimi dhe po përballej me sfida të mëdha ekonomike, sociale e politike, teksa po përgatitej për zgjedhjet e para pluraliste, që u mbajtën në muajin mars. Ai e drejtoi vendin si kryeministër deri më 5 qershor të atij viti. Shtatë ditë më vonë, më 12 qershor, ai mori drejtimin e Partisë Socialiste, duke luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e saj nga një strukturë e trashëguar e Partisë së Punës, në një forcë të majtë me orientim socialdemokrat. Më 17 korrik të vitit 1993 u dënua me vendim të Gjykatës së Tiranës me 12 vjet burg, por u lirua pas afro katër vitesh, më 2 mars të vitit 1997, gjatë trazirave të asaj periudhe. Pas kësaj, Nano e drejtoi vendin edhe në dy periudha të tjera si kryeministër: nga 14 korriku i vitit 1997 deri më 28 shtator të vitit 1998, kur u largua pas shpërthimit të trazirave që pasuan vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari, dhe nga 31 korriku i vitit 2002 deri në shtator të vitit 2005, në momente të ndryshme krizash e përpjekjesh për ta afruar vendin me Bashkimin Europian. Në shtator të vitit 1998 ai u largua edhe nga drejtimi i Partisë Socialiste, për t’u rikthyer pas tre vjetësh, në vitin 2001, pas nismës për katarsis dhe debateve të ashpra në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste. Pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2005, Fatos Nano dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Socialiste dhe u largua nga politika aktive. U rikthye në skenë në vitin 2007, duke u vetëofruar si kandidat për president, por nuk arriti t’i bindte forcat kryesore politike. Në historinë e tranzicionit ai do të mbahet mend si njeri i kompromisit politik dhe i ideve inovative. Nën këtë frymë, më 31 janar të vitit 2002 ai i zgjati dorën kundërshtarit të tij politik, Sali Berishës, në një debat televiziv në studion e emisionit “Opinion” në Televizionin Klan, duke hedhur pas mëritë e burgosjes së tij në kohën kur vendi qeverisej nga demokratët, duke e dëshmuar edhe një herë veten si intelektuali që promovoi frymën e tolerancës dhe debatit të hapur. Për shumëkënd, ai do të mbahet mend si njeriu që përfaqësonte politikanin që diti të mbijetonte në kohë të vështira; për të tjerë, do të kujtohet si simboli i një epoke ku idealet shpesh u përzien me interesat. Megjithatë, askush nuk mund t’ia mohojë Fatos Nanos rolin e tij në ndërtimin e pluralizmit politik shqiptar dhe përpjekjet për ta modernizuar politikën në një vend që sapo kishte dalë nga errësira e gjatë që solli mbyllja e vendit nën diktaturën komuniste. Fatos Nano largohet nga jeta duke lënë pas kujtimin e një njeriu që e jetoi politikën me protagonizëm, me të gjitha pasionet, dimensionet dhe kontradiktat e saj. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: [email protected] Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Comments

Контактный email для правообладателей: [email protected] © 2017 - 2025

Отказ от ответственности - Disclaimer Правообладателям - DMCA Условия использования сайта - TOS



Карта сайта 1 Карта сайта 2 Карта сайта 3 Карта сайта 4 Карта сайта 5