У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News - Ngushtica e Hormuzit, një arterie jetike për ekonominë botërore или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lufta mes Izraelit dhe Iranit po shkakton pasoja të mëdha për ekonominë globale, ndërsa një nga pikat më strategjike të transportit të energjisë në botë, Ngushtica e Hormuzit, po përballet me një bllokim të trafikut detar. Ngushtica që lidh Gjirin Persik me Detin Arab konsiderohet një arterie jetike për tregtinë globale të naftës dhe gazit. Sipas analistëve të energjisë, rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë kalon çdo ditë përmes kësaj rruge të ngushtë detare. Situata është tensionuar ndjeshëm pas sulmeve ndaj anijeve cisternë dhe paralajmërimeve nga forcat iraniane që ndalojnë lundrimin në zonë. “Ngushtica e Hormuzit është një pikë shumë e ngushtë strategjike në Gjirin Persik. Ajo ndodhet në jug të Iranit dhe në veri të Emirateve të Bashkuara Arabe. Përmes saj kalon një pjesë shumë e madhe e energjisë botërore, përfshirë naftën, produktet e naftës dhe gazin natyror të lëngshëm. Rreth 20 për qind e naftës globale kalon çdo ditë nga kjo rrugë detare, prandaj ajo është kritike për ekonominë botërore”, tha Naveen Das – analist, kompania e inteligjencës tregtare Kpler. Pamjet nga rajoni tregojnë qindra anije të ankoruara pranë ngushticës, ndërsa trafiku detar pothuajse është ndalur. Të paktën 200 anije, përfshirë cisterna nafte dhe transportues gazi, janë detyruar të presin për shkak të rrezikut të sulmeve. Në fillim të marsit një cisternë nafte u përfshi nga flakët pranë brigjeve të Omanit, pas një shpërthimi i cili dyshohet se lidhet me përshkallëzimin e konfliktit. Ndërkohë, një mesazh radiofonik i Gardës Revolucionare iraniane paralajmëronte të gjitha anijet që të mos kalonin në këtë korridor detar. “Zyrtarisht ngushtica nuk është mbyllur, por në praktikë kemi një mbyllje të saj. Anijet po kërcënohen me sulme dhe siguracionet për transportin janë bërë jashtëzakonisht të shtrenjta ose të pamundura për t’u marrë”, shprehet analisti Das. Pasojat e menjëhershme janë ndjerë në tregjet financiare dhe energjetike. Çmimet e naftës dhe të gazit janë rritur, ndërsa kontratat për naftën diesel në Evropë kanë arritur nivelin më të lartë që nga viti 2022. Konflikti ka detyruar disa rafineri në Lindjen e Mesme, në Kinë dhe në Indi të ndalojnë përkohësisht përpunimin e naftës për shkak të mungesës së furnizimit. Sipas të dhënave të industrisë energjetike, mbi 20 milionë fuçi naftë dhe produkte të saj kalojnë çdo ditë përmes Ngushticës së Hormuzit. Shumica e eksporteve nga vendet e OPEC, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin dhe Irakun, transportohen pikërisht përmes kësaj rruge. Po ashtu, Katari, një nga eksportuesit më të mëdhenj të gazit natyror të lëngshëm në botë, dërgon pothuajse të gjithë prodhimin e tij përmes kësaj ngushtice. “Irani po përpiqet të godasë infrastrukturën e energjisë për të shkaktuar rritje të çmimeve të naftës dhe energjisë. Ky është një nga mjetet e pakta që ka për të ushtruar presion ndaj Shteteve të Bashkuara.” Në përpjekje për të shmangur krizën, vendet e Gjirit po kërkojnë rrugë alternative për transportin e naftës. Një prej tyre është tubacioni Lindje–Perëndim në Arabinë Saudite që transporton naftë drejt Detit të Kuq, si dhe tubacionet në Emiratet e Bashkuara Arabe që çojnë drejt porteve jashtë Gjirit Persik. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se këto rrugë alternative nuk mund të zëvendësojnë plotësisht trafikun që kalon përmes Ngushticës së Hormuzit. “Ekzistojnë disa tubacione alternative në rajon, por në teori vetëm rreth 45 për qind e naftës që kalon përmes Hormuzit mund të devijohet përmes tyre. Pra, pjesa tjetër mbetet e varur nga kjo rrugë detare.” Përtej tregjeve të energjisë, ndikimi i krizës mund të prekë drejtpërdrejt edhe konsumatorët në mbarë botën. Rritja e çmimeve të karburanteve pritet të shoqërohet me kosto më të larta transporti, çmime më të shtrenjta për udhëtimet ajrore dhe rritje të çmimeve të produkteve ushqimore në supermarkete. “Rritja e çmimeve të energjisë prek drejtpërdrejt konsumatorin. Do të rriten kostot e udhëtimit, transportit të mallrave dhe çmimet e ushqimeve, sepse transporti dhe prodhimi varen shumë nga energjia.” Nëse konflikti vazhdon për javë të tëra, ekspertët paralajmërojnë edhe pasoja humanitare për vendet e Lindjes së Mesme, ku furnizimi me ushqime dhe energji mund të vihet në rrezik. “Nëse situata vazhdon për javë të tëra, mund të kemi edhe një krizë serioze të furnizimit me ushqime në Lindjen e Mesme. Energjia dhe ushqimi janë dy faktorët kryesorë që mund të preken”. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan