У нас вы можете посмотреть бесплатно Andoni: Vendimi i Kushtetueses la drejtësinë në mjegull dhe qytetarët në paqartësi или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#oranews #interviste #benandoni #siklajdashorja Një vendim i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka krijuar një situatë të paprecedentë paqartësie juridike, duke dështuar të japë një përgjigje përfundimtare për një çështje me interes të lartë publik dhe duke shkaktuar një debat të ashpër mbi kompetencat e pushteteve. Për të folur më shumë për këtë temë i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në Ora News, ishte analisti Ben Andoni. "Ajo gjë që neve të gjithëve shqiptarëve na shqetëson është problemi që drejtësia duhet të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme, jashtëzakonisht profesionale, që mos të lëri ekuivoke të tilla. Sepse ndarja e tillë që kanë bërë anëtarët e saj, ju e dini që Gjykata Kushtetuese ka një handikap sepse duhet të jetë me nëntë anëtarë dhe është me tetë. Vendimet e saj duhet të jenë vendime të paktën që edhe kur ka kundërshtime ndërmjet grupeve të ketë të paktën një vijë të përbashkët logjike ku ti mund të mbështetesh për arsyetimet e mëpasshme juridike. Por me çfarë duket, kjo pjesa të themi, përballë zotit Rama, ka qenë e gjitha kundër tij. Domethënë ata nuk janë marrë me kërkesën reale të zotit Rama që GJKKO-ja e ka apo nuk e ka tagrin ta bëjë këtë punë, por thjesht merren me dy elementë të tjerë domethënë. Dhe ju e dini, një pjesë mbron atë që deputetët që nga, në mos gaboj që para 10 vjetësh, nuk e kanë fuqinë e të themi imunitetit, për shkak se zonja përveçse është ministre është edhe deputete. Ndërsa pjesa tjetër, domethënë ka qenë pro zotit, pro asaj të ekzekutivit që ministri ka një lloj imuniteti të cilin nuk mund ta preki domethënë dhe ëh dhe pjesa e drejtësisë Njerëzit më të paqartë në këtë moment janë njerëzit e drejtësisë. Dhe kur janë të paqartë njerëzit e drejtësisë, si mund të jemi ne njerëzit e zakonshëm? E para sepse përgjigja që duhet të jepte Gjykata Kushtetuese ishte përgjigja e cila duhet t'i jepte direkt kërkesës që kishte bërë kryeministri shqiptar në emër të ekzekutivit, që domethënë ka ëh të drejtë GJKKO-ja të shkarkojë apo jo. Dhe kur kjo jepet me ekuivoke nga Gjykata Kushtetuese, duke dhënë domethënë verdikte të tilla, që janë gati hermafrodite, ky e ka vështirësuar jashtëzakonisht debatin në debatin publik", u shpreh Andoni. Për më shumë lexoni: https://www.oranews.tv/politike/andon... Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2DDddtL Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s Instagram / oranews.one X https://x.com/oranews_one Follow Televizionin Ora News