У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News – Rusia: Lufta mbaron kur duam ne! Lavrov në Turqi: Marrëveshje që 'i përshtatet' Moskës или скачать в максимальном доступном качестве, которое было загружено на ютуб. Для скачивания выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Rusia tha të hënën se ishte gati për bisedime mbi luftën trevjeçare në Ukrainë, por do të ndalonte së luftuari vetëm kur Moskës ‘t'i shkonte për shtat’ një marrëveshje paqeje. Rusia tha gjithashtu se po përpiqej të zgjidhte konfliktin e Ukrainës me Shtetet e Bashkuara, por se Evropa dëshironte që lufta të "vazhdonte". Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov zhvilloi bisedime në Turqi në përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës, në mesin e pasigurisë për vazhdimin e mbështetjes amerikane për vendin në luftë dhe me moskën që fiton terren në vijën e frontit. Lavrov tha se Moska ishte e gatshme të negociojë me Ukrainën, Evropën ose me "çdo përfaqësues që me mirëbesim do të donte të ndihmonte në arritjen e paqes". "Por ne do të ndalojmë luftën vetëm kur këto negociata të prodhojnë një rezultat të fortë dhe të qëndrueshëm që i përshtatet Federatës Ruse," tha ai në një konferencë shtypi me homologun e tij turk Hakan Fidan. Lavrov u bëri thirrje gjithashtu Shteteve të Bashkuara të caktojnë një përfaqësues për bisedimet e ardhshme të paqes me Rusinë, pas, siç tha ai, diskutimeve të tij "pozitive" në Arabinë Saudite javën e kaluar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov akuzoi të hënën Evropën se dëshiron të zgjasë luftën, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara. "Evropianët vazhdojnë në rrugën e një sanksioneve pasi duan që lufta të vazhdojë", u tha Peskov gazetarëve pasi BE goditi Moskën me një raund të ri sanksionesh. "Kjo bindje e evropianëve bie ndesh plotësisht me mendësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për Ukrainën, të cilën ne po e kërkojmë tani me amerikanët" – tha ai. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Rusi#Lavrov