У нас вы можете посмотреть бесплатно Zbardhet ekzekutimi i 66-vjecarit Behar Sofia или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
4 persona, të konsideruar nga policia si vrasës me pagesë janë vënë në pranga si autorë të dyshuar të ekzekutimit të 66-vjeçarit Behar Sofia mëngjesin e 25 Shkurtit në qendër të Tiranës. Rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje e ka pasur 24-vjeçari Ernejt Shyti. I riu nga Tirana, menjëherë pas ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi ku edhe u vu në pranga në një operacion të koordinuar me autoritetet vendase. Ai nuk ka precedentë penal në të kaluarën dhe pas marrjes në pyetje ka zbuluar edhe bashkëpunëtorët në krim. Ata janë Skënder Vathi 54 vjeç dhe Leonar Xhixha 30 vjeç nga Fushë Kruja. Xhixha është dënuar në të kaluarën për vrasje të mbetur në tentativë. Në pranga është vënë edhe 28-vjeçari Xhuljano Visha i dënuar më parë për vjedhje. Policia e zbuloi 24-vjeçarin Ernejt Shyti nga gjurmët që ai kishte lënë në rrobat e braktisura pas ngjarjes në afërsi të Liqenit Artificial. Pas marrjes në pyetje ai ka rrëfyer se vrasja është bërë kundrejt pagesës dhe se i ishin premtuar 50 mijë Euro. Është e paqartë se cilët ishin porositësit dhe motivi i ekzekutimit. I riu, të cilit pritet t’i jepet statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka rrëfyer edhe se pas vrasjes e hodhi pistoletën në lumin e Lanës. Ndaj këtë të shtunë forcat e policisë shoqëruan Ernejt Shytin në vendin e ngjarjes për të treguar konkretisht se ku e kishte armën. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Klan, ai është i prangosur në të dyja duart ndërsa në kokë mban kapuçin e xhupit. Mbi bazën e këtij informacioni punonjës të RENEA-s kërkuan në Lanë për disa orë për të gjetur armën e krimit, por pa rezultat. Hetuesit thonë se kanë sekuestruar prova të shumta materiale si automjete, aparate telefonike dhe karta SIM që duke u analizuar mund të identifikojnë edhe autorë të tjerë të përfshirë në këtë krim. 66-vjecari Behar Sofia merrej me biznese, por ka pasur mjaft konflikte në të kaluarën. Ai u arrestua në Turqi në 1998 i përfshirë në një rrjet të trafikut të heroinës. Tv Klan SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/