У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Presidenti Donald Trump të premten përsëriti zhgënjimin e tij ndaj aleatëve të NATO-s për refuzimin e tyre për të dërguar trupa ushtarake për të ndihmuar në sigurimin e ngushticës së Hormuzit dhe tha se Uashingtoni mund të mos i ndihmojë ata në të ardhmen nëse i kërkohet një gjë e tillë. “Ne shpenzojmë qindra miliarda dollarë në vit për NATO-n, qindra miliarda për t’i mbrojtur ata, dhe gjithmonë do të kishim qenë aty për ta, por tani, bazuar në veprimet e tyre, ndoshta nuk kemi pse të jemi, apo jo? Kjo tingëllon si një lajm i fundit, apo jo? A është lajm i fundit? Mendoj se sapo kemi një lajm të fundit. Por kjo është e vërteta, e kam thënë gjithmonë: ‘Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk janë aty për ne?’ Ata nuk ishin aty për ne.” Që nga fillimi i ofensivës SHBA-Izrael kundër Iranit një muaj më parë, Trump ka shprehur vazhdimisht pakënaqësi për mungesën e mbështetjes nga aleatët perëndimorë dhe hezitimin e tyre për të angazhuar forca për të ndihmuar në rihapjen e ngushticës së Hormuzit, një rrugë detare kyçe për eksportet e naftës dhe gazit nga Gjiri, e cila është e rrezikuar nga sulmet iraniane. Qarkullimi në këtë rrugë të ngushtë detare është ngadalësuar pothuajse plotësisht, duke çuar në rritje të çmimeve globale të energjisë. Trump kishte nje mesazh edhe për Iranin. “Po negociojmë tani. Do të ishte shumë mirë nëse arrijmë diçka, por ata duhet ta hapin. Duhet të hapin ngushticën e Trump… dua të them, të Hormuzit. Më falni shumë. Një gabim i tmerrshëm. Mediat do të thonë ‘e tha gabimisht’. Tek unë nuk ka gabime, jo shumë. Po të kishte, do të ishte një histori e madhe.” Pas batutave trump ju kthyer gjuhës së ashpër “Udhëheqësit e tyre janë të vdekur. Lideri i tyre suprem nuk është më suprem. Ai është i vdekur. Djali i tij është ose i vdekur ose në gjendje shumë të rëndë, sepse askush nuk ka dëgjuar për të. Mendoj se ai thotë ‘më mbani jashtë kësaj’. Ky është i vetmi vend ku askush nuk do të udhëheqë. Nuk ka askënd… Kush do të donte të udhëhiqte Iranin? Ju lutem ngrini dorën. Një audiencë e madhe. Kush do të donte të ishte lider? Heshtje totale, askush nuk do. Për 47 vite, Irani është njohur si ngacmuesi i Lindjes së Mesme. Por nuk është më. Ata janë në arrati. Dhe nje mesazh te fundit per ishullin komunist fqinj. “Dhe Kuba është e radhës, meqë ra fjala. Por bëni sikur nuk e thashë këtë, ju lutem bëni sikur nuk e thashë. Ju lutem, media, injorojeni këtë deklaratë. Faleminderit shumë. Kuba është e radhës.” Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #DonaldTrump#NATO#TopChannelNews