У нас вы можете посмотреть бесплатно Fiks Fare/ Banorët: I kemi sytë nga qielli, i lutemi Zotit të bjerë shi или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Fshati Zvërnec është një nder 100 fshatrat turistikë që qeveria shqiptare e ka vënë në listën prioritare. Por edhe pse është i rrethuar nga uji nga deti dhe nga Gjoli i Nartës banorët e tij vuajnë për ujë të pijshëm . Fshati Zvërnec ndodhet në afërsi të qytetit të Vlorës - vetëm 6 km larg dhe përbëhet nga 1500 banorë, por aktualisht sot aty jetojnë 120 banorë, kryesisht të moshuar. Të gjitha banorët ankohen për mungesën e ujit që sipas tyre bashkia dhe qeveria nuk ka vënë dorë farë për ta. Zvërneci ka një linjë të veçantë nga ku furnizohej fshati prej vitit 1975, por hapja e lokaleve në pjesën e Pyllit të Sodës dhe shpimet që kanë bëra këto biznese për të marrë ujin e ka bërë të pa mundur furnizimin. Kulmi i mungesës së ujit janë muajt e verës, por sivjet kjo periudhë erdhi shumë më shpejt. Banorët kanë dërguar nëpërmjet kryesisë kërkesa për këtë problem madje dhe kryeministrit, por asgjë nuk është bërë. Ata thonë se: "Na ka ardhur uji vetëm 4 orë në muaj dhe ne paguajmë nga 1500 lekë të reja në muaj. I kemi sytë nga qielli nëse hedh ndonjë pikë shi Zoti që ta mbledhim për të bërë ndonjë punë me të. Ujin për të pirë, e blejmë. Prej vitesh kemi pasur një burim dhe me "bjellë" (shtëmbë) në kokë kemi marre ujë kur isha nuse, por si duket përsëri po vjen ajo kohë" shprehet një banore. "Nga mungesa e ujit- thotë një burrë plak - kam shumë muaj pa u larë. Plaka merr një leckë të lagur dhe më fërkon trupin. Ujin e paguajmë rregullisht. Aman na ndihmoni. Na kanë prurë dy herë një makinë bot me ujë dhe kemi mbushur nga dy bidonë 6 litrash, por kaq". Më e çuditshmja është se këta banorë edhe pse nuk kanë ujë figurojnë si debitorë në ujësjellës. Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #FiksFare#TopChannel