У нас вы можете посмотреть бесплатно Emigrantët e turistët e huaj, blerësit kryesorë të suvenireve tradicionale shqiptare-(20 Gusht 2011) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2011 Dyqanet suvenire në sezonin turistik kanë një fluks të madh blerjeje. Interesin më së shumti për objekte të cilat përçojnë traditën dhe kulturën popullore të vendit tonë, e kanë kryesisht emigrantët si dhe turistët e huaj, këtë na bëjnë dije shitësit e këtyre dyqaneve. Shitësja e suvenireve:“Normalisht që emigranti jonë, pak nga nostalgjia, pak gjithmonë edhe si popull ne kemi qenë që bënim dhurata normalisht shfaqin interes edhe të huajt gjithashtu, momenti i largimit të tyre, ardhja, vizitat. Në mënyrë të tillë janë të interesuar të blejnë dhurata të ndryshme nga vendi jonë.” Të gjithë turistët të cilët kanë zgjedhur vendin tonë për të pushuar, përpara se të marrin valixhet për të kthyer në vendin e tyre, nuk kanë sesi të mos bëjnë një ndalesë në dyqanet suvenire. I tillë ishte edhe një i ri në Anglia i cili thotë se kam qëndruar për më shumë se 10 ditë në Shqipëri. Turisti: “Po blej një shishe raki, më pëlqen shija e saj dhe po përpiqem të marr disa shishe me vete. Gjithashtu unë kam njohuri për traditën dhe historinë tuaj, njohSkënderbeun, historinë në bunkerëve të periudhës komunizmit, por njoh dhe kostumet e mrekullueshme popullore.” Në këto dyqane tregtohen qilima, bizhu argjendarie, dhe suvenirë të ndryshme prej druri,alabastre, kostume popullore dhe vegla muzikore të traditës. Ajo çka bën diferencën ështëfakti se ka dhe suvenire të vjetra origjinale si dhe ato të prodhuara vitet e fundit. Më të shiturat rezultojnë prodhimet e reja pasi dhe kostoja është më e ulët, por edhe ato kërkohen të jenë të punuara në mënyrë që të reflektojnë të vjetrën. Shitësja e suvenireve: “Shfaqjen interes për alabastrën, vegja e Shkodrës, qilimi i Krujës, bakri, punimet e bakrit në mënyrë sa më artizanalepunimet e drurit sa më artizanale, gjërat tipike shqiptare. Artizanati në Shqipëri dhe këto gjëra të reja që bëhen,që prodhohen tashi nga artizanët shqiptarë e kanë njëardhjenga e vjetra, nga lashtësia, nga periudha të ndryshme. Gjithashtu ka një zgjerim më të mëdha, por ka dhe gjëra të vjetra si qilimat e vjetër të Kukësit që janë goxha të bukur, si peligrami i Shkodrës si i vjetri që shquhet për vegja e vjetër, shallet e vjetra të Shkodrës, shalli i mëndafshit të Krujës.“ Artizanati shqiptar është mjaft i lashtë, zonave të ndryshme të Shqipërisë janë të njohura për prodhime artizanati që në atë të përpunimit të artistik të drurit, qeramikës, kashtës, qëndisjes, deri te produkte specifike origjinale që rrjedhin prej tyre si sixhade, qilima, artikuj zbukurimi prej hekuri dhe bronzi. /tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/